Ndarja e “tortës” së pushtetit me PD, Shehi: Jo pazareve politike, presim rezultatin

Ndërsa regjistrimi zyrtar i dy koalicioneve të mëdha la pas vetes një lumë pazaresh për ndarjen e tortës së madhe, LZHK si pjesë e “Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim” shprehet se nuk ka bërë asnjë lloj negociate me PD për këtë cështje. Sipas kreut të kësaj partie një fenomen i tillë në rritje është në kundërshtim me cdo lloj morali politik deri në momentin që partitë të kenë në duar rezultatet konkrete, votat.“Jo, as kemi kërkuar as nuk na kanë ofruar. Mendoj se Berisha bën mirë mos ti hyjë kësaj temë të paktën parazgjedhjeve, nuk është në moral të politikës, këto janë negociata për të ardhmen, pas zgjedhjeve, të matet secila parti sa peshon. Kur të mbarojnë zgjedhjet sigurisht mund të bëhen të tilla negociata, e kam trajtuar cështjen e ekzekutivit shqiptar si një trup të vetëm jo në pjesë” deklaroi kreu i LZHK.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me gazetaren Jonida Shehu, lideri i LZHK nuk e fshehu faktin se nëse për postet pret post 23 qershorin, ka pasur një kërkesë ndaj PD për tu përfshirë në listat e deputetëve të saj.“Do ketë emra nga LZHK në listat e deputetëve të PD. Mund të ketë negociata për këtë punë, kam kërkuar trajtim të barabartë, edhe një emër si unë mendoj se i bën pak punë mazhorancës në të kundërt do dalim fshat më fshtat të mbledhim votat sic kemi bërë edhe më parë. Kam besimin e plotë se qytetarët e mi do më votojnë si më kanë votuar se besoj se i kam shtuar imazhit edhe disa vite karriere, koherencë politike. Në mungesë të pushtetit politik, forcës së parlamentit nuk kam mundur të bëj shumë punë si për cështjen e pronës, diplomimi për punësim. Që të bëj më shumë duhet të më votojnë që të kem më shumë pushtet, me mundësitë e mia e kam bërë detyrën. Nuk përmbys dynjanë apo bëj mrekullira, por ca punë që s’janë bërë do bëhen” tha Shehi.Në kushtet kur si aleancë e djathtë numërojnë 16 parti më pak se kampi i majtë, zoti.Shehu shprehet se do donte të mos ishin as kaq sa janë. Pëkundrejt imponimit të kodit zgjedhor ai vlerëson parti për vota, jo për emra. Se kush fiton më shumë PD apo LZHK nga kjo aleancë e re, ai shprehet se të dyja palët kanë përfitimet e tyre që në fund i bashkon një emërues i përbashkët, vota.“Shpresojmë të jemi më të fortë edhe lëvizja për këtë punë është bërë, të maksimalizohet vota e djathtës. Gjykoj se do bëjmë të pamundurën për të shtuar votën e së djathtës . Ideja e numrit të partive është aspekti më pak i rëndësishëm, edhe nga ky koalicion do kisha eleminuar disa parti që skanë kontribut. Votat e LZHK janë vota të rënda se kanë qenë larg dy blloqeve, pra janë vota të pastra, gjykoj se do shkojmë minimalisht rreth 20 000 vota. Sjellim një frymë ndryshe, anëtarët e saj janë të papërfolur politikisht. Për të siguruar fitoren kjo aleancë ka nevojë për të gjitha, por ato që peshojnë më shumë janë votat, por ama mblidhen me frymë dhe me figura. Në këtë aspekt mazhoranca është pasuruar, a është pasuruar politika shqiptare këtë s’di ta them. Qëndra e djathtë ka përfituar edhe ne kemi përfitimet tona, nëse herët e tjera na janë dashur 20 000 vota në Tiranë për një deputet, tani na duhen 6-7 mijë vota, kështu edhe në Durrës. E dyta është se do shkojmë ta ushtrojmë fushatën tonë elektorale në një klimë më të mirë kemi vetëm një palë kundërshtare. E treta, do kemi votat më të mbrojtura pasi komisionerët edhe kanë abuzuar me votat tona” tha më tej ai.Një pol i tretë që su formësua kurrë, lideri i LZHK vlerësonse do i kishte bërë mirë politikës shqiptare, por që sipas tij gjasat janë të kërkojë edhe një dekadë tjetër. Duke iu referuar FRD së Bamir Topit, e cila do garojë e vetme në zgjedhje, Shehi mendon se nuk do mund ta dëmtojë të djathtën.“Do doja, kam insistuar. Por ligji e ka polarizuar, i rikthen në llogore të gjithë palët. Por s’mund të flasim për pol të tretë se polet janë dy, por një grup do thoja. Kjo punhë do kërkojë edhe një dekadë tjetër, shoh vetëm rreshtim elektoral, pjsesa që rëndon më shumë është vetëm pesha elektorale kush sjell vota më shumë. Për FRD Gjykoj se sdo të prishë ndonjë punë të madhe. Pse?Nuk përbëjnë alternativa, janë njërëz që ishin deri dje nënpunës të Berishës, kanë qenë në krye dhe s’bënë punë, vota të pakënaqurish nga kjo qeverisje ka dhe do ketë gjithnjë, por nuk shoh rrezik të madh. Sic mund të marrë djathtas do marrë dhe majtas. Mazhoranca përtej infrastrukturës, taksën e sheshtë e teza të tjera duhet të marrë përsipër tema të rëndësishme, ka ardhur dita të shihet Kushtetuta, reformë për ligjin elektoral se po prodhon qeveri të paqëndrueshme, të rishikojmë nivelet e pushteteve, smund të funksionojmë me gjithë këto bashki dhe komuna, reformim të sistemit të drejtësisë dhe zgjidhje të cështjes së pronës. Janë tema të mëdha që faktikisht nuk kërkojnë buxhete të vogla, duhet vetëm vullnet i mirë” theksoi kryetari i LZHK-së.Pyetjes se a do mund të kemi zgjedhje në standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët ai u përgjigj:“KQZ mund ta vonojë. Shpresoj që javën e ardhshme të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme që të rikrijojmë besimin e ndërkombëtarëve. Shpresoj që këtë radhë të jenë më të mira, më serioze, më të qeta, më me standarde. Por e gjitha do verifikohet në terren me 23 qershor” deklaroi në RTV Ora News Shehi.