Të jetojmë në harmoni me natyrën, Nishani: Sensibilizim për pastrimin e mjedisit

Zonja e parë e vendit Odeta Nishani ka bërë thirrje për sensibilizmin e të gjithë qytetarëve për të mbajtur mjedisin pastër.Cilësia dhe shëndeti duhet ruajtur duke e bërë një zakon të përmuajshëm pastrimin e ambjentin nga mbeturinat, tha në emër të presidentes së nderit të korpusit shqiptar të vullnetarëve, zonja Nishani.Nëpërmjet iniciativës së të jetuarit në harmoni me natyrën, korpusi i vullnetarëve do të kryejë cdo të shtune të fundit të secilit muaj pastrime në qytete të ndryshme të vendit.