Berisha të rinjve: Ne bashkmoshatarë në liri, bashkë do ndërtojmë Shqipërinë e ëndrrave tuaja
Dedikuar terësisht të rinjve dhe vizionit të PD lidhur me ta, duke shmangur akuzat ndaj rivalit të tij politik, Kryeministri Berisha në Konventën e Forumit Rinor Demokrat u ka premtuar të rinjve punësimin më masiv të tyre për katër vitet e ardhshme. Lidershipi i selisë blu ka refuzuar ti ftojë të rinjtë në kutinë e votimit, duke i bërë bashkëudhëtarë, të gjithë sëbashku për një Shqipëri më të zhvilluar, me më shumë mirëqënie dhe teknologji moderne.
“Rinia do jetë leva e arkimendit për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria sot është në NATO, lëviz e lirë, me një rrjet modern infrastrukturor. Por kjo s’është Shqipëria e qëndrës suaj, Shqipëria juaj është shqipëria lider në BE, inovacion. Shqipëria e porteve dhe autostradave, e nivelit të lartë të jetesës, industrisë dhe prodhimit, shkollave dhe universiteteve, përsëri s’është ajo e ëndrrave tuaja. Shqipërinë e ëndrrës suaj do ta ndërtojmë sëbashku katër vitet që vinë, sëbashku me ju do shkojmë drejt fitores së shkëlqyer të 23 qershorit, fitores ku do të kthejmë uraganin e ’92, që do ta shndërrojë Shqipërinë në vendin e zhvilluar, të teknologjisë moderne, Shqipërinë e mirëqënies”tha ai.Ndërsa i ka vlerësuar të rinjtë si frymëzim dhe energji për të shkuar përpara, Kryeministri tha para të rinjve se packa sjanë të barabartë në moshë, ata kanë të njëjtën moshë lirie.“Vi sot në këtë Konventë më i frymëzuar dhe mirënjohës se kurrë në jetën time ndaj jush. Vi sot pasi nga 8 dhjetori , ditën tuaj deri sot kemi zhvilluar sëbashku një dialog më të gjerin në historinë tonë, për të ardhmen tuaj, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Dialog për shkollimin, punësimin tuaj, jetën që meritoni, integrimin e Shqipërisë, për Shqipërinë e zhvilluar. Vimë sot për tu siguruar ju se ndonëse me moshë ne dallojmë nga njëri-tjetri, unë s’kam vitet tuaja por në shpirtin tim ndjej dhe përjetoj cdo gëzim, sukses, brengë, arritje, dhe cdo dështim tuajin që vecse ju bën ju më të vendosur për suksesin e radhës. Unë sot skam moshën tuaj por forca e pathyeshme imja qëndron në zemrat tuaja, ja pse ndjehem bashkmoshatarë me ju, t’ju ndjek ju, t’ju udhëheq deri në shndërrimin e ëndrrave tuaja në realitet. S’kam moshën tuaj në vite, por jemi moshatarë në liri. Në këtë Konventë dua tu them se në ditët më të zeza të diktaturës isha i bindur te Zoti se me forcën tuaj do përmbysnit diktaturën se do celnit për shqiptarët rrugët e lirisë. Ju jeni vajzat dhe djemtë që u rritët me parimet e lirisë, me parimet e së djathtës. Unë jam dëshmitar në 20 vite, të gjitha reformat e mëdha të këtij vendi kanë djersën, mundin dhe vizionin tuaj të shkëqyer” tha Kryeministri.Duke iu referuar reformave në funksion të të rinjve përgjatë 8 viteve qeverisje, Kryeministri tha se është bërë shumë por shumë më shumë do të bëhet, duke vënë theksin në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe punësimit të tyre.“Gjatë këtyre javëve dhe muajve sëbashku kemi dikutuar dhe debatuar më shumë se cdo gjë tjetër për shkollën, shndërrimin e ëndrrës suaj universitare në realitet. Sëbashku me ju këto vite ne celëm dyert e universiteteve tona. Sot kombi juaj, ju, keni ndjekjen më të lartë në Europë dhe botë të Universiteteve. Do lartësojmë cdo vit e më shumë cilësinë e mësimëdhënies. Do ngremë lart cilësinë e mendimit intelektual. Sëbashku do bëjmë cdo gjë që dija, mësimi, eksperimenti, studimi të jetë plotësisht i përshtatur me tregun. Këto muaj në takimet me ju kam takuar të rinj të shkollimeve më të larta, të rinj të kthyer nga shkollat më prestigjoze në botë të kthyer për të punuar në Shqipëri. Takova të rinj të ekselencës, të rinj në zonat rurale, të rinj të papunë, të rinj të projekteve. Zotohem se sëbashku me ju, universitetet dhe shoqërinë do bëjmë gjithcka për puënsimin tuaj, do bëjmë cdo gjë që cdo i ri dhe e re të ketë bekimin e zotit, të gëzojë punën dhe shpalosë talentin e tij” deklaroi Berisha.Lideri i qeverisë u përcolli dhe një porosi të rinjve:“Unë ju kërkoj ju, të gjithëve, që vëllezërve, shokëve, miqve dhe të afërmeve tuaj që janë të papunë ti pyesni cilat janë shifrat e papunësisë në vend dhe cilat janë ato në vendet e tjera. Në Shqipëri programi i lirisë së qytetarëve dhe iniciativës së lirë shënoi uljen e paunësisë. Duke thënë këto ne do ju garantojmë ju se papunësia i cdo të riu është brenga jonë, përkushtimi ynë. Katër vitet që vinë do jenë vitet e punësimit më të madh të të rinjve në historinë e vendit. Sëbashku ne përpunuam programin e punësimit për të rinjtë, hoqëm cdo lloj detyrimi për tre vitet e para për cdo të rinj të punësuar, dyfishuam studentët në shkolla, po krijojmë sistemet e mikrokreditimit. Në fushata marr gjithnjë këshilla, opinione por kam një kërkesë për t’ju bërë edhe këtë e bëj i frymëzuar nga ju, ta doni gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Dashuria juaj për vendin është vizvitalis që do ta cojë atë në lartësinë e ëndrrave tuaja. Askush tjetër më shumë se ju s‘ka dëshmuar dashuri më të madhe, më të pastër dhe të sinqertë për dashurinë e kombit sesa ju. Deri në fund të jetës sime do mbetet e paharruar thirrja juaj “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”” përfundoi Berisha.Konventa është përshëndetur edhe nga drejtues të tjerë të PD, si kryebashkiaku Lulzim Basha i cili theksoi se Partia Demokratike ka zgjedhur si prioritet rininë, ndaj i bëri thirrje që me 23 qershor të zgjedhin PD-në si alternativë. Kryebashkiaku sulmoi edhe paraardhësin e tij, Edi Rama, duke e akuzuar se mund të bënte me shumë.
“Ne kemi zgjedhur të rinjtë si prioriteti numër 1 i Partisë Demokratike , kemi zgjedhur ti japim mundësi të rinjve. Ne ju zgjodhëm ju të parët refuzuam konfliktin politik . Ish- kryetari bëri zgjedhjen e tij që shpreson se ju nuk do e mbani mend, por kujtesa nuk na ka lënë. Punët e bëra mbeten, dhe jo fjalët. Ju e dini qëndrim e PD dhe Sali Berishës, dini se cfarë kemi bërë për rininë dhe kemi shumë për të bërë. ju bëj thirrje zgjidhni PD dhe Sali Berishën, ndryshimi është për ju...përpara....përpara”, tha Basha.“Rama duhet të jetë shumë i lodhur në fund të ditës, pasi për cdo gjë i ka detyruar deputetët të votojnë vetëm kudër dhe të thonë vetëm jo. Kam kaq vite dhe të tillë nuk kam parë asnjëherë një sallë kaq plot. Sot jemi aq shumë, më besimtarë se asnjëherë tjetër, sepse ne duam Shqipërinë, dhe ju jepni besimin dhe ju do e realizoni” theksoi Topalli.Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i është referuar incidentit në Vjenë të Kryesocialistit, duke e cilësuar një turp. Sipas saj, Rama në politikë njeh vetëm gjuhën e dhunës, por sipas saj nuk është mirë që shan dhe ofendon diplomatët shqiptarë.
“Mundësitë e të rinjve janë të panumërta. Berisha bëri të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve, udhëheq Shqipërinë në procesin e integrimit europian, ndërsa gjithcecilit prej të rinjve i është dhënë mundësia për shkollim” u shpreh kryetari i Forumit Rinor të PD, Gerti Bogdani.