Rama mbron koalicionin me Metën: Imoralitet do ishte të mos bashkoheshim kundër Berishës

Për të gjithë skeptikët ndaj koalicionit PS-LSI, lidershipi i socialistëve Edi Rama ka risqaruar rëndësinë e kësaj aleance. Kanë qenë studentët e ekselencës në Universitetin e Tiranës, me të cilët Rama në një bashkëbisedim të hapur me ta në ambientet e godinës Liria në Qytetin Studenti u shpreh se imoraliteti më i madh do të kishte qenë nëse i gjithë spektri i majtë s’do të kishte marrë vendimin e duhur në një kohë vendimtare për fatet e vendit.“Imoraliteti më i madh është të mos bësh gjënë e duhur kur është momenti për ta bërë. Imoraliteti më i madh do ishte të mos bashkoheshim të gjithë për të larguar qeverinë Berisha dhe Berishën vetë duke i dhënë mundësi edhe PD të rilindë vetë” tha ai.Kreu i PS ka deklaruar edhe njëherë se nuk ishte opozita që bllokoi integrimin e vendit, pasi sipas tij procesi drejt BE nuk kalon përmes tre ligjeve në Kuvend por duke patur standarde demokratike, institucione dhe bashkëjetesë demokratike. Sipas tij deputetët e opozitës e kanë bërë detyrën e tyre për një mori ligjesh të lidhura me këtë proces, ndërsa ka risqaruar kushtezimin e ligjit për gjykatën e lartë me Këshillin e qarkut të Fierit.“Besoj se Shqipërinë politika e ka vrarë shpesh herë, por të thuash që politikanët janë njësoj, u përkasin të njëjtave specieve për të shkuar përpara nuk është e drejtë. Procesi i integrimit ishte proces që lidhet me standarde, institucione demokratike, bashkëjetesë demokratike. Kjo nuk ndodh në Shqipëri se zgjedhjet vidhen, prej tyre burojnë pushtete që skanë legjitimitet. Pak pyesin cmendon populli për ta, por shohin të bëjnë punët e tyre mbi atë që mendojnë vetë. Pyetja që shtrohet. Sot Shipëria a ka një gjyqësor të pavarur, ka dhënë prova që luftohet kultura e pandëshkueshmërisë? Sot a kemi një ekzekutiv që respekton kushtetutën dhe liritë e të drejtat e njeriut sic është ajo e pronës ? KiE nuk ja dha statusin Shipërisë për një sërë arsyesh, më kryesorja ajo e zgjedhjeve. Nuk më rezulton që këto janë probleme që i zgjidh opozita, sa na përket neve kemi miratuar një pafundësi ligjesh me shumicë të cilësuar ne funksion të procesit. S’kemi miratuar dy ligje për administratën dhe gjykatën e lartë, pasi qeveria refuzon akoma të zbatojë një vendim të gjykatës së lartë për të përbyllur zgjedhjet 2011 në këshillin e qarkut të Fierit.PD është një formë organizimi familjar se nuk është më as parti, për ta shqiptarët janë tanët, Shqipëria ka vetëm një problem që është opozita dhe sesi mund ta zgjidhë pushtetin këtë përgjigje e japin vetëm vende që s’kanë demokraci. Për shkak se Berati nuk e voton PD rruga nga Lushnja në Berat është një realitet që duhet ta provosh për të kuptuar sesa larg jemi ne me Europën. Po të shikojmë hartën e varfërisë në vend, më të prapambetura janë zonat që votojnë historikisht PD. Kjo sepse e shohin qytetarin jo si njeri por si zgjedhës. Prova më e gjallë janë dhe legalizimet, që sa herë ka fushata dynden” deklaroi Rama.Janë mbi 1mln të papunë në Shqipëri deklaroi më tej Kryesocialisti, ndërsa theksoi se kemi të bëjmë me një situatë dramatike shumë herë më të rëndë nga cfarë deklarojnë sipas tij shifrat dhe statistikat e manipuluara të pushtetit. Se cila do jetë formula magjike për zgjidhjen e situatës përballë një arke bosh sic pretendohet nëse PS vjen në pushtet, Rama tha se ka shumë për të bërë por vëmendje kryesore do ti kushtohet zhvillimit që qëndrueshëm rural dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve.“Ka krizë apo ska krizë kjo sështë më cështje. Për ti dhënë përgjigje pyetjes duhet të pyesni prindërit tuaj që për të njëtën sasi lekësh blejnë më shumë apo më pak se 4 vje më parë. Që Shqipëria është në krizë kjo është e prekshme nga të gjithë, po mos të ishte sdo kishim lista pa fund veresie, kemi ardhur në kushtet kur në furrat e bukës merret bukë me feta. Që ka apo ska krizë duhen pyetur bizneset, kanë bërë punë publike, i kanë marrë paratë dhe nëse jo pse si marrin? Këtu ka një momet historik të shterimit të një modeli. Modeli ynë i zhvillimit ka qenë i bazuar në dërgesa emigrantësh, në ndërtim, tregëti por jo investime prodhuese, zhvillim të qëndrueshëm dhe jo në ngritjen e një sistemi për të balancuar deficitin tregëtar, kemi deficit që se ka asnjë një vend eksportojmë 1 dhe importojmë 8. Jemi në kushte dramatike, gjendja është më e rëndë nga cfarë tregojnë statistikat dhe shifrat e manipuluara. Papunësia është mbi 1 mln njerëz në konceptin e papunësisë europiane, jo atë që ka qeveria se po të jesh në fshat të konsideron të punësuar. Duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe rritur cilësinë e shërbimeve ne mund t’ia dalim. Shteti është me lak në fyt, s’arrin të mbledhë të ardhurat, biznesi s’ka më” theksoi më tej ai.Sa i përket të rinjve, Rama premtoi rritje të cilësisë së sistemit arsimor. Ai tha se konkurrenca dhe merita do të jetë përcaktuese për vlerësimin e studentëve, pedagogëve dhe mësuesve.Duke iu referuar eksperiencës së tij në Bashkinë e Tiranës, Rama tha se gjatë takimeve të tij me të rinjtë vërente se ata nuk kishin dëshirë të punonin në shtet. Kjo sipas tij, vinte për shkak të mosbesimit tek sistemi, imazhit të keq të shtetit dhe të ardhurave financiare.Ai tha se pas 23 qershorit do të përpiqet të krijojë një sistem besimi mes shtetit dhe të gjithë atyre që kanë aftësi të posaçme dhe dëshirë të kontribuojnë për shtetin, duke u krijuar mundësinë gjithmonë bazuar në konkurencë dhe meritë.“Konkurenca e lirë dhe vlerësimi i meritës janë dy vlera që smund të tjetërsohen nëse duam të ndërtojmë një shoqëri apo ekonomi konkuruese. Do japim mbështetje cdo djali dhe vajze që ka talentin për ta carë rrugën e konkurencës falë talentit të tij dhe që ska mundësinë finaciare për ta përballuar. Sa më shumë konkurencë dhe sa më shumë vlerësim për meritën aq më shumë do krijojmë premisa për të dalë nga kriza” përfundoi lideri i opozitës.