Maqedoni, jep dorëheqjen kreu i opozitës Branko Cërvenovski
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2013, 09:00
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme para Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik.Sipas mediave maqedonase shkak për dorëheqjen e Cërvenkovskit është rezultati i dobët në zgjedhjet e fundit lokale, ku partia e tij nuk mund të merrte atë që pretendonte.Prej kohësh kanë qarkulluar zëra për dorëheqjen e mundshme të Cërvenkovskit dhe si pasardhës të tij në krye të LSDM-së janë lakuar emrat e Zoran Zaevit dhe Radmilla Sheqerinskës.Ai theksoi se nuk ka pasur sukses që mendimin e tij ta imponoj në partinë më të madhe opozitare.