Raportet Gjermani-Greqi në një periudhë të keqe

Marrëdheniet mes Greqisë dhe Gjermanisë duket se po kalojnë një periudhë të keqe, kjo pas planit të Athinës zyrtare që të kërkojnë nga Berlini miliarda euro kompensim për dëmet e pësuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, si një mënyrë për të lehtësuar borxhet e saj.Raportet e medias thonë se ekspertët grekë kanë arritur në përfundimin se vendi duhet të marrë  162  miliardë  euro për dëmet gjatë luftës në infrastrukturë dhe 54 miliard dollarë  të një kredie që nazistët i kanë marrë Greqisë.Kjo shumë sipas përllogaritejet e ekonomistëve grek shkojnë deri në 80 për qind të GDP-së greke."Ne do të shfrytëzojë të gjitha mjetet që ekzistojnë për të arritur një rezultat " tha  ministri i jashtëm grek Dimitris Avramopulos.Ai theksoi se ministria e financave e ka gati dosjen e dëshmive.Këto pretendime nuk janë të reja, por pritet të marrin një domethënie tjetër për shkak të zemërimit të përhapur në Greqinë rreth masave të kursimit të imponuara nga kreditorët - kryesisht Gjermania.Ndërkohë  Berlin thotë se çështja e dëmshpërblimit  që lidhet me pushtimin nazist 70 vjet më parë tashmë është zgjidhur.