Bruksel, vijon takimi për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Në Bruksel vazhdojnë sot diskutimet e ekipeve të Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.Delegacionet u takuan për të diskutuar parimet dhe detajet rreth zbatimit të paktit që lidhën dy kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiç për përgjegjësitë që do te kenë serbët e veriut të Kosovës.Në axhendën e diskutimeve është dhe afati i përmbushjes së 15 pikave të marrëveshjes dhe dhënia e prioriteteve të punës në terren.Planin e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do ta nënshkruajnë dy kryeministrat së bashku me marrëveshjen për normalizimin e raporteve, ndërsa të dyja dokumentet do të nënshkruhen edhe nga ndërmjetësja e dialogut Prishtinë-Beograd, baronesha Catherine Ashton.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili kryeson me delegacionin e Prishtinës thotë se ka nevojë për presionin më të madh ndërkombëtar ndaj palës serbe për implementim të marrëveshjes së arritur.Marrëveshja e së premtes në Bruksel u cilësua si historike dhe e njëjta hapë dyert për procese të integrimeve evropiane për të dyja shtetet.Ndërkohë në Beograd, sot pritet të mbahet një debat në Kuvendin e Serbisë pasi në rend dite deputetët kanë marrëveshjen Serbi-Kosovë, si dhe të gjitha aktet e tjera të nxjerra gjatë dialogut politik e teknik në Bruksel mes dy vendeve.