Serbët në veri protestojnë kundër marrëveshjes

Rreth një mijë studentë serbë janë duke protestuar në veri të qytetit të Mitrovicës kundër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel.Ata i janë afruar urës kryesore të Ibrit, ku kanë kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën, ndërsa në duar kanë mbajtur flamuj serbë dhe pankarta me mbishkrime “Nuk e duam vulën e Kosovës në diplomat tona”, “Kosova është Serbi”, “Edhe ne jemi fëmijë të dikujt”.E ashtuquajtura mbrojtja civile, ka krijuar kordon duke mos lejuar protestuesit t’i afrohen urë së Ibrit.Në anën jugore të qytetit janë vërejtur forca të shumta të policisë së Kosovës, njësia speciale, pjesëtarë të policisë EULEX-it, KFOR-it.