Beograd, shumica e serbëve pro marrëveshjes me Kosovën

Më shumë se gjysma e votuesve në Serbi e mbështesin marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tregojnë të dhënat e një sondazhi të publikuar të enjten.Marrëveshja e negociuar nga Bashkimi Evropian është përkrahur nga 57 për qind të të anketuarve dhe kundërshtuar nga 29 për qind.Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, afro 14 për qind të anketurave nuk kanë dashur që të pozicionohen, për pro ose kundër.Rreth 17 për qind të 1.180 njerëzve që janë pyetur nga agjencia Faktor Plus në Beograd, thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi tradhton interesat kombëtare serbe.Kurse 55 për qind pajtohen me liderët politik serb, se kjo ishte maksimumi që ata arritën të marrin nga kjo marrëveshje.43 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se besojnë që marrëveshja e çon vendin e tyre më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.