Komisioneri Fule viziton Beogradin, takime me krerët e shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 10:29
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, do të qëndrojë sot në Beograd, raportojnë mediat serbe.Sipas tyre, Fule do të takojë autoritetet e larta shtetërore të Serbisë, me të cilat do të diskutojë për marrëveshjen e Brukselit, midis Prishtinës dhe Beogradit.Të premten në Beograd, Fule do të marrë pjesë edhe në konferencën “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e ligjit dhe të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit në Serbi”.