Kukës, shembet një masiv dheu në galerinë në minierën e Kalimashit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 13:21
Shembet një masiv dheu në një galeri kromi në minierën e Kalimashit në Kukës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ndërsa dyshohet se si pasojë e shembjes së një pjese të galerisë ka gjetur vdekjen një person.Dyshohet se masivi i dheut ka zënë poshtë punonjësin, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur në momentin kur ai ishte duke punuar në galeri.Nuk dihet ende nëse si pasojë e shembjes ka edhe të plagosur ndërsa menjëherë në minierë ka shkuar një ambulancë.Ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.