Marrëveshje për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë
Në një kohë që sëmundjet tumorale kanë arritur në shifra rekord për herë të parë pritet që të ndërhyhet në shërbimin Onkologjik në Shqipëri. Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes midis ministrisë së financave dhe qeverisë Austriake me një vlerë prej 2 milion eurosh.Ministri i financave Ridvan Bode deklaroi se projekti pritet të përfundoj brenda 9 muajve duke sjellë aparatura moderne për të gjithë ata qytetarë që vuajnë nga sëmundje kancerogjene.Ndërkohë që ambasadori i Austrisë në Tiranë Florian Raunig u shpreh se ky fond do të jetë një transformim për shërbimin onkologjik.Objektivi i Projektit është shndërrimi i Shërbimit të Onkollogjisë në një qendër kompetence të një mjekimi real, shkencor dhe të parametrave bashkëkohor mbështetur në direktivat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Programet Kombëtare të Kontrollit të Kancerit.Në vendin tonë po shihet një rritje reale, mjaft e shpejtë e kësaj patologjie, me rreth 50% në 15 vitet e fundit dhe e pasuar me rritje edhe të vdekshmërisë.