Tiranë, zhvillohet në maj konferenca e OSBE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 12:29
Sot në Këshillin e Përhershem të OSBE-së u miratua vendimi për organizimin e Konferencës së Nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdikriminimin.Kjo konferencë do të zhvillohet në Tiranë, në datat 21 - 22 maj 2013. Ky është aktiviteti më i lartë i organizatës në fushën e të drejtave të njeriut që organizohet një herë në tre vjet në një nga vendet anëtare të OSBE-së.Ambasadori i Ukrainës në OSBE, në cilësinë e Kryetarit të radhës së organizatës, si dhe Ambasadori i SHBA-ve në Vjenë përgëzuan qeverinë shqiptare për vullnetin dhe gatishmërinë për të pritur në Tiranë organizimin e këtij eventi.