Rreziku nga ekstremizmi fetar, ekspertët japin alarmin: 200 xhami të dyshimta
Kryetari i Komitetit të Kulteve ka shfrytëzuar një takim me ekspertë dhe studiues për radikalizmin në Shqipëri, për të kritikuar Komunitetin Mysliman, që sipas tij ka nevojë të ndahet nga sektarizimi.Ilir Dizdari, Kryetar i Komitetit të Kulteve: "Komuniteti Musliman shqiptar duhet të largohet nga sektarizmi. Duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe mbi të gjitha duhet të rrisë nivelin teologjik."Gjatë publikimit të studimit për radikalizmin në Shqipëri nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare z Dizdari ka shprehur rezerva edhe për raportin e Shërbimit Informativ, që pak ditë më parë raportoi se 89 xhami ndodhen jashtë kontrollit. Sipas zotit Dizdari, numri është edhe më i lartë.Ilir Dizdari, Kryetar i Komitetit të Kulteve: "Sepse në objektet e kultit kemi rreth 727, të paktën në një verifikim paraprak që kemi bërë ne, objekte kulti xhami që ndodhen në territorin e Shqipërisë.Rezultojnë që rreth 200 prej tyre nuk hapen kurrë."Ish nënkryetari i Komunitetit Mysliman Ermir Gjinishi jep një tjetër alarm: sipas tij Terrorizmi në Shqipëri nuk është i importuar por autokton.Ermir Gjinishi: "A jemi apo s'jemi ne zonë që mund të prekemi nga terrorizmi? E vërteta është që ne duhet ta themi, dhe sa më shpejt ta themi dhe ta kuptojmë aq më mirë do jetë për ne.Ne jemi një vend që kemi prodhuar terrorizëm. Kjo është e padiskutueshme . Kemi doktrinë, kemi celula, kemi predikim,kemi ligjërim, kemi luftetarë."Por a predikohet radikalzimi në xhamitë e vendit? Hulumtuesi Enri Hide pohon për ekzistencën e predikimeve të tilla në disa xhami të vendit.Enri Hide: "Kam pasur të dhëna që ne i kemi gjetur, i kemi thënë dhe në studim se xhami të tjera që janë edhe brenda Komunitetit Musliman në momente të caktuara në vitet e mëparshme,ndodh edhe në Youtube , pra janë prova të prekshme dhe të qarta, ka pasur predikime ekstremiste.Por ky fenomen është pothuajse eleminuar ditët e sotshme por jo plotësisht." Sipas studimit numri total i luftëtarëve nga Ballkani që luftojnë përkrah ISIS shkon deri në 1000, nga të cilët 145 janë shqiptarë. Studiuesit drejtuan gishtin ndaj qeverisë shqiptare dhe Komunitetit Mysliman që sipas tyre nuk kanë bashkërenduar strategjinë për luftën ndaj radikalizimit fetar, dhe për të frenuar rekrutimin e luftëtarëve shqiptarë .