Leonardo Di Caprio: Tre herë kam rrezikuar jetën nga sportet ekstreme

Leonardo DiCaprio është mësuar tashmë të vdesë në ekranin e madh, qysh nga debutimi i tij i parë tragjik, mes akullit tek filmi “Titanic”.Por edhe në jetën reale, aktori është gjendur në prag të vdekjes tre herë. “Jam gjendur ballë për ballë me një peshkaqen, kam rrezikuar pas shpërthimit të motorit në avion dhe në një rast kur nuk po më hapej parashuta,” ka rrëfyer aktori në një intervistë të publikuar në internet.Por Di Caprio asnjëherë nuk është stepur përballë roleve impenjativë, duke përballuar pa frikë edhe sfida ekstreme. Edhe gjatë xhirimeve të filmit të fundit, "The Revenant", me regji të fituesit të ccmimit Oscar, Alejandro González Iñárritu, që do të shfaqet në kinema në janar, ka rrezikuar të vdiste nga hipotermia dhe iu desh të hante mëlçi të gjalla bizoni.Aktori ka rrëfyer gjithashtu se në jetë i është dashur të përballet me vdekjen tre herë. “Nëse një mace ka nëntë shpirtra, unë mendoj se i kam shpërdoruar disa prej tyre,” dhe më pas ka rikujtuar momentet e vështira kur u gjend përballë me një peshkaqen, në Afrikën e Jugut, ndërsa ai ishte duke bërë zhytje dhe ndodhej brenda një kafazi."Peshkaqeni ishte gati të më kafshonte ndërsa gjysmën e trupit e kishte brenda në kafaz. Shpëtova duke u strukur në fund të kafazit.Hera e dytë ishte gjatë një udhëtimi për në Rusi. Një motor i avionit mori flakë përpara syve të mi, po shikoja jashtë dritares, kur shpërtheu zjarri”.Ndërsa në rastin e tretë, aktori tregoi se kishte hasur në një parashutë difektoze.“Në incidentin e tretë më qëlloi një parashutë me difekt. Isha në një hedhje dyshe, bashkë me një mikun tim, parashuta e tij u hap ndërsa e imja ishte shumë e shtrënguar. Me dukej sikur po shkoja drejt vdekjes, por  në fund parashuta u hap.”Di Caprio duket sikur është një magnet që ndjell fatkeqësitë, aq shumë sa miqtë e tij nuk duan më të marrin pjesë në aventurat e tij ekstreme./Oranews.tv/