BSH për kreditimin, Sejko: Rritje e moderuar vitin e ardhshëm
Në mbledhjen e fundit për vitin 2015 i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar në 1.75% normën bazë të interesit për lekun, pasi uli disa herë atë gjatë vitit në përpjekje për të nxitur kreditimin dhe stimuluar ekonominë. Masa këto që për Guvernatorin Gent Sejko kanë ulur normat e interesit dhe kanë ndikuar në një rritje të lehtë të kreditimit. Trend që do të vijojë në mënyrë të moderuar edhe vitin e ardhshëm.Gent Sejko: Rritja e kredisë pritet të mbetet e moderuar në afatshkurtër dhe forcohet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm. Përmirësimi i pritur i aktivitetit ekonomik në vend dhe efekti i masave për reduktimin e kredive me probleme do të mbështesin rritjen e kërkesës për kredi gatishëmrinë e bankave për ta akomoduar këtë kërkesë.Por rritja e kreditimit edhe në nivele të moderuara do të varet shumë nga reformat që duhet të ndërmarrë qeveria dhe mënyra sesi ajo do të sillet me biznesin.Gent Sejko: Këshilli Mbikqyrës rithekson se rritja ekonomike dhe përshpejtimi i kreditimit duhet të mbështeten nga vazhdimi i reformave strukturore dhe nga përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit në vend.Në një reaksion zinxhirr efektesh, rritja e kreditimit do të bënte më pak shqetësuese nivelin e kredive të kqija për ekonominë, një pjesë e të cilave vijon të ristrukturuar nga bankat.Gent Sejko: Në rast se kreditimi do të jetë në rritje kjo % pavarësisht nga niveli, stoku i kredisë me probleme, mbetet i pandryshuar ose i ulët, në rast se do të rritet kreditimi do të përmirësohet edhe % e kredisë me probleme.Përsa i përket buxhetit 2016 që do të miratohet të enjte në seancë plenare, Guvernatori Sejko ka dhënë mbështetje për draftin e qeverisë./Oranews.tv/