Parlamenti grek miraton masat shtrënguese, protesta kundër: Stop iluzioneve

Parlamenti grek miratoi mbrëmë vonë draftin e reformave të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë në këmbim të një borxhi prej 1 miliardë euro, të cilat Greqisë i nevojiten për të paguar shumat e papaguara të shtetit.Por një të njëjtën kohë, jashtë parlametit qindra njerëz protestuan kundër masave shtrënguese.Qeveria e majtë e udhëhequr nga kryeministri Aleksis Tsipras ka rënë dakord për të miratuar ndryshimet e pagave në sektorin publik dhe hapjen e tregut të bankave.Projektligji gjithashtu përfshin masa për të përmirësuar thithjen e fondeve strukturore të BE-së dhe reformat shëndetësore.Protestuesit, të zemëruar dhe te lodhur nga masat shtrënguese, mbanin pankarta ku shkruhej “Stop iluzioneve tuaja, jashtë parlamentit”."Ky projektligj i cili pason veprimet e mëparshme dhe masat shtrenguese që do vijnë së shpejti na tregojnë se ka vetëm një rrugë për lëvizjen e punëtorëve: betejë e gjatë për të luftuar kundër këtij sistemi, kundër këtyre masave të hartuara kundër popullit”, shprehet udhëheqësi i Partisë Komuniste, Dimitris Koutsoubas.Por brenda Asamblesë, zëvendësministri grek i Financave, Jorgo Kuliarakis, tha para deputetëve se ligji mbron të dobëtit dhe në të njëjtën kohë zgjidh problemin e kredive me probleme të bankave greke, të cilat përbëjnë më shumë se 40 për qind të kredive në total.Por, liderja e Partisë Socialiste PASOK, Fofi Genimata, tha se nevoja për fonde është krijuar nga vetë qeveria.Reforma duhet të miratohet në janar para shqyrtimit të parë të ndihmës, të cilën Tsipras kërkon ta përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur për ti hapur rrugë bisedimeve mbi lehtësimin e borxheve.