Duma: Sulit ti ndërpritet mandati, zhvati miliona nga OSHEE me emrin e të birit
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli, pasi sipas saj ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar fonde publike nga OSHEE.Lajmin e bëri me dije Sekretarja për Marrdhëniet me Publikun në selinë blu, Grida Duma.Duma deklaroi se milionat që merr çdo muaj nga OSHEE, sjellin automatikisht papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të Ramës.Duma: “Pas denoncimit tonë tre ditë më parë, Suli e pranoi se godina e tij ka kontratë qiraje me OSHEE, por tha se ai nuk ka më aksione në këtë biznes. Dokumenti i QKR që keni në ekran, tregon se tashmë aksionet i ka Saimir Suli, djali i deputetit.Dhe ligji 9367, pika 1 e nenit 24, ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli”.Duma shtoi më tej se ky është një rast i përsëritur i abuzimit, i zhvatjes së milionave të parave të shqiptarëve nga deputetët e Edi Ramës.Duma: “Ky është shteti i korruptuar i Edi Ramës, ku në çdo drejtim, në çdo fushë është ngritur skema e ndarjes së milionave.Banda e hajdutëve të OSHEE, me porosi të Edi Ramës vazhdon të shpërndajë pako me miliona për njerëzit e kryeministrit, ndërkohë që me dhunën dhe arbitraritetin që tregon çdo javë lë pas një viktimë, një qytetar apo familjar të pamundur që nuk përballon dot errësirën në këtë dimër të ftohtë.Kështu i zhvasin milionat këta. Ilir Beqa bën sikur heq dorë nga firma e tij, dhe merr 31 tendera me mbi 11 milionë dollarë, sadri abazi po ashtu, merr 970 milionë lekë, Kokëdhima merr miliarda. Kështu pasurohet banda e Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij”.