Buxheti 2016, Bode: Po shkatërroni ekonominë, Bushati: Reformat kanë kosto
Debate të forta për buxhetin 2016 në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe, mes ish-ministrit të financave Ridvan Bode dhe deputetit socialist Ervin Bushati.Bode akuzon qeverinë se ka shkatërruar ekonominë, duke rritur borxhet, ndërsa socialisti Bushati ka argumentuar se po ndërmerren reforma, të domosdoshme për vendin, që kanë kostot e tyre.Bushati: Borxhet që keni marrë s’janë kthyer ndonjëherë.Bode: Në dy vjet keni marrë dyfishin e borxheve në vlerën reale.Bushati: Nuk është se kjo qeveri është vetvrasëse tani dhe nuk do të investojë, t’i marri frymën ekonomisë!Bode:Keni marrë 12 për qind. Ke ndryshuar sot buxhetin e shtetit me një akt normativ.Bushati: Po nuk marrim borxh ne të Doutsche Bank siç morët ju.Debate ka pasur edhe mes deputetit Bushati dhe ish-ministrit socialist të Financave Arben malaj për nismën anti-informalitet dhe represionin ndaj biznesit.Bushati: Sot të gjithë janë të interesuar: biznesi, qytetarët, media, politika dhe koncepti se si mund të bëhet një ekonomi e formalizuar për herë të parë po diskutohet në Shqipëri.Malaj:Duhet të dini që studimi i parë për ekonominë informale nga EUROCD-ja është….Po për çfarë ishte studimi?Bushati: Po pra, ka pas studime thashë, po nuk ka pas vullnet politik.Malaj: Po për çfarë ishte studimi, për të bërë reforma. Po si është përmirësuar ambienti i biznesit, po si është ulur ekonomia informale nga 50 në 30 e ca për qind?! Atëherë filloni aksionin nga reforma, ne bëjmë studime, ju doni të bëni aksion.Ditën e enjte, buxheti 2016 dhe paketa fiskale që e shoqërion do të miratohen nen për nen dhe në tërësi në seancë plenare, ndërsa opozita do të protestojë jashtë parlamentit kundër këtyre drafteve.• Emisioni i plotë i Ekopolitikëhttps://www.youtube.com/watch?v=lKMgVcqEywg/Oranews.tv/