Kerry: Nuk mbështesim marrëveshje që dëmtojnë Kosovën
"Ne nuk do të mbështesim asnjë marrëveshje e cila cënon sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës." Ka qënë kjo deklarata e bërë nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë konferencës së përbashkët me Kryeminsitrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili i'u referua marrëveshjeve të firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi.Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, e përqëndroi fjalën e tij tek përmirësimi i dialogut me Beogradin si dhe tek rikthimi i debatit në Parlament. Ai u tha se dhuna nuk është mjeti i duhur për të shprehur kundërshtitë në lidhje me çështje të caktuara.Sekretari amerikan i shtetit shtoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në aspektin e integrimeve në organizmat euroatlantikë, duke thënë se treguesi më i qartë për këtë çështje është firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kerry bëri me dije se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin Kosovën edhe në të ardhmen, në fushën politike, ekonomike, etj.Nga ana tjetër, Kryeministri Mustafa, edhe njëherë nënvijëzoi vendosmërinë e qeverisë së tij, për të vijuar bisedimet me Serbinë.Me tej, Mustafa tha se vendi do të vijojë përpjeket për t'u integruar në organizmat ndërkombëtare, duke u shprehur se qeveria e tij pret që Bashkimi Europian të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën.Sa i përket situatës politike në vend, Kryeministri u shpreh se dhuna nuk do t'a pengojë kabinetin e tij që të jetë në shërbim të qytetarëve. Ai tha se qeveria është e hapur për të biseduar me opozitën, por vetëm nëpërmjet dialogut./Oranews.tv/