Reduktimi i korrupsionit, ministrja Harito prezantoi projektin 29 mln euro

Ministria e Inovacionit paraqiti në Komisionin e Ligjeve projektin që synon përmirësimin e shërbimet publike dhe reduktimin e korrupsionit që do të zbatohet falë një huaje prej 29 milionë eurosh nga Banka  Ndërkombëtare për Rindërtim dhe ZhvillimPrezantimi i këtij projekti nga ministrja Milena Harito  ndeshi në reagimin e ashpër të opozitës. Deputetët  demokratë thanë se në dy vjet korrupsioni është rritur dhe çdo përpjekje për dixhitalizimin e proçedurave për qytetarin është e degraduar.Harito: Janë 400 shërbime të tilla që do të thjeshtohen në 2 vjet dhe pastaj disa qindra të tjera shërbime.Bylykbashi: Korrupsioni galopant që ka sot administrata nuk ka për të zgjidhur sot ministrja me shkëputjen e sportelit.Harito: Thjeshtojmë hapat proceduriale të kota që rrinin aty për arsye historike që askush në asnjë nga qeveritë më parpara nuk kishte marrë mundimin ti thjeshtonteBylykbashi: Neve kemi një degradim të shpejtë në krye të dy vjetëve të cdolloj përpjekej që u bë për përmirësim edhe për përpjekjet që u bë për dixhitalizimit të procedurave.Në këtë debat ka ndërhyrë numri dy i LSI Petrit Vasili, i cili ftoi opozitën të votojë pr.ligjin.Vasili: E vetmja terapi ndaj korrupsionit është transparenca dhe dixhitalizimi, cdo koment i kundërt në këtë drejtim e ndihmon korrupsionin dhe nuk e kalon atë.Marrëveshja me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huanë në shumën e 29 milionë eurosh kaloi vetëm me votat e mazhorancës.