Ligji për lojërat e fatit, deputetët kundër lincensimit nga qeveria të Resort Cazinove

Komisioni i Ekonomisë iu kundervu hapur  MInistrise se Financave  gjatë diskutimit të projektligjit për lojërat e fatit. Deputetet kundershtaun ashpër edhe nenin qe parashikon se liçensimi i Resort Cazinove behet nga qeveria, dhe jo nga sic eshte procedura per njesite e tjera te lojrave te fatit qe licensohen nga autoriteti i mbikqyrjes se lojrave te fatit.Deputetët e maxhorancës kundërshtuan ashpër nenin që parashikon se gjysma e 20% të vleres se gjobave  dhe kamat vonesat i kalojne  shpërblim të inspektorëve të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.Erion Braçe: "Tani ju thoni që do ti simulojmë këto dhe me një favor tjetër, që vlerën e licensës do e përcaktojë Këshilli i Ministrave dhe vlera e licensës së tyre do të jetë nën varësinë e këtyre paravësisht se nuk është e shkruar kurrëkund kjo.Në varësi të investimit që ato do të kryejnë, çfarë logjike ka kjo? Ku është logjika këtu?"Ansastas Angjeli: E vetmja logjikë që përmblodhët ju është që sa më i vogël të jetë investimi vendos parlamenti. Sa më i madh investimi vendos Këshilli.Ridvan Bode: Keni një non sens dhe unë nuk e paragjykoj., por siç është shkruar këtu është hequr propozimiDeputetët e maxhorancës kundërshtuan ashpër nenin që parashikon se gjysma e 20% të vleres se gjobave  dhe kamatvonesat i kalojne  shpërblim të inspektorëve të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.Distanca prej 200 metrash nga shkollat dhe institucionet e kultit u vleresua si e një fakt që nuk sjell asnjë zgjidhje konkrete. Kreu i Komisionit të Ekonomisë kërkoi që në ligj të përcaktohet që nëse një aksioner është i dënuar të mos ketë të drejtë  të marrë liçensën për një pikë basti. Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim edhe projektbuxhetin 2016 pa asnjë diskutim.Drafti për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketa fiskle do të kalojnë për diskutim në seancë plenare ditën e premte./Oranews.tv/