Arrestohen 4 hajdutë shqiptarë që vidhnin banesat (VIDEO)

Policia italiane e qytetit të Udines ka arrestuar 4 shqiptarë, anetarë të një bande të specializuar në vjedhjen e banesave. Shqiptarët e arrestuar janë, Aurel Leka, 24 vjec, Oltion Balozi, 25 vjec, Admir Luci 21 vjec, e Arben Perskura 28 vjec.Sipas polcisë italiane banda e shqiptarëve seleksiononte me kujdes banesat që grabisnin duke synuar makinat lluksoze, objekte të shtrenjta, bizhuteri, flori etj.Katër shqiptarët e arrestuar janë autorë të qindra e qindra vjedhjeve të kryera në territoret e rajoneve të Friuli Venezia Giulia, Veneto, Emilia Romagna e Toscana. Policia italiane konfrimon se ata kanë kryer mesatarisht rrth 5 vjedhje banesash në ditë.Ndaj shqiptarëve Aurel Leka, Oltion Balozi e Admir Luci rëndonte një urdhër arresti i mëparshëm për me një dënim prej 20 muajsh me akuzën  e grabitjes, ndërsa për Arben Perskurën, kohë më arë ishtë lëshaur urdhëri i dëbimit nga teritori italian.Banda e shqiptarëve ishte mjaft e organizuar në aktivitetin e saj grabitës. Cdo makine të vjedhur ata i ndryshonin targat duke bërë të mundur humbjen e gjurmëve e duke i komplikuar hetimet e policisë.Pas disa muajsh investigimi e mbledhje të dhënash nga telekamerat e banesave ku janë kryer grabittjet, policia italiane ka mundur të zbuloj vendstrehimin e shqiptarëve në komunën San Pietro in Casale në provincën e Bolonjës.Katër shqiptarët ndodhen në burgun e qytetit të Bolonjës deri në pritje të gjykimit.8c54d050-7d2d-4801-ad06-d38da96900a1 942badd8-aa18-4ef3-97c8-e71d71693407 0e81a9be-4a2e-4a2b-bc42-410c68de26a1 459686cf-76d1-424a-b5ad-2a4e97fb9ef5 b84b298e-59bc-4503-ad00-ce2191f6cc44 02287579-8480-4de8-992e-91dc78aa2393