14 të vdekur nga një sulm me armë në Kaliforni, vriten dy të dyshuar

Të paktën 14 vetë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën të mërkurën, kur tre vetë hynë në një qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuara në San Bernardino të Kalifornisë dhe hapën zjarr.Disa orë më vonë, policia vrau dy nga të dyshuarit në një lagje afër qytetit Redlands, kur oficerët dalluan një automjet me të cilin po largoheshin personat e armatosur. Një polic u plagos por pa rrezik për jetën.Shefi i Policisë për San Bernardinon Jarrod Burguan tha se dy të dyshuarit e vrarë ishin një mashkull dhe një femër, me veshje luftarake dhe të armatosur me pushkë e pistoleta. Nuk ka informacione se ç’marrëdhënie kishin ata me njëri-tjetrin.Një i dyshuar i tretë u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe automjetit. Shefi i policisë tha se është e paqartë nëse ai ishte një nga personat e kërkuar apo thjesht dikush që po përpiqej të ikte për t’u mbrojtur.Burguan i cilësoi vrasjet në San Bernardino si një rast "terrorizmi të brendshëm", por tha se nuk e di se cili mund të ketë qenë motivi. Shefi i policisë tha se po shikohet mundësia e ndonjë grindjeje për çështje pune si shkak i ngjarjes. Ai nuk tha nëse të vdekurit dhe të plagosurit punonin në atë qendër apo ishin thjesht klientë që gjendeshin aty.Një zyrtar i FBI-së në vendin e ngjarjes tha se tani për tani nuk mund thoshte nëse sulmi kishte të bënte me terrorizëm ndërkombëtar. Ai tha se hetimi kishte zbuluar informacione që mund të çonin në një përfundim të tillë, por autoritetet do të shqyrtonin provat para se të komentonin.San Bernardino është rreth një orë në lindje të Los Angelesit. Shefi i Policisë u tha gazetarëve se personat e armatosur erdhën në qendrën e trajnimit të përgatitur për të kryer vrasje.Në komentet për televizionin CBS, Presidenti Barak Obama tha se në SHBA vrasjet në masë janë bërë rrugë, si në asnjë vend tjetër të botës.Ai tha se ka masa që mund të merren për t’i bërë amerikanët më të sigurtë dhe shtoi se zyrtarët në çdo nivel të qeverisjes duhet të bashkohen pa dallime partiake për të bërë që raste të tilla të jenë të rralla e jo një dukuri normale.Dy kandidatët kryesorë për president reaguan në Twitter. Demokratja Hillari Klinton tha se ajo nuk mund "ta pranojë këtë ngjarje si normale.” “Ne duhet të marrin masa tani për të ndalur dhunën e armëve,” - tha ajo.Republikani Donald Trump e cilësoi ngjarjen si ogurzezë dhe u uroi fat policëve në vendngjarje.Ngjarja në San Bernardino vjen më pak se një javë pasi një person i armatosur vrau tre vetë dhe plagosi nëntë në një klinikë për planifikimin familjar në Kolorado Springs të shtetit Kolorado. Në tetor, një person i armatosur vrau nëntë vetë në një kolegj të shtetit Oregon, ndërsa në qershor një tjetër person i armatosur i bardhë u mori jetën nëntë besimtarëve afrikano-amerikanë në Karolinën e Jugut.Ora 21:20 Zona ku ndodhi krimi eshte aktivePolicia e San Bernardinos ka deklaruar në Facebook se zona është aktive dhe duhet shmangur. Po ashtu ka filluar evakuuimi.2F0122CD00000578-3343309-What_appeared_to_be_a_second_body_center_was_then_pulled_from_th-m-36_1449108626044 2F02FB9800000578-3343309-image-a-49_1449113502230 2F011D2C00000578-3343309-Two_ssuspect_has_been_killed_in_a_dramatic_police_shootout_that_-a-37_1449108685311 2F0132C300000578-3343309-image-a-47_1449113497632 2F01711100000578-3343309-image-a-45_1449113491655 72EFFE73E00000578-3343309-SWAT_teams_swarm_the_center_which_has_670_employees_and_30_000_p-a-45_1449087482388 2EFFE2BC00000578-3343309-Emergency_services_treat_victims_on_the_tarmac_as_police_issued_-a-43_1449087475250 2EFFE29F00000578-3343309-Workers_wept_as_they_sat_on_the_make_shift_triage_unit_minutes_a-a-44_1449087478395 2EFFD47D00000578-3343309-People_are_pictured_being_evacuated_from_the_car_park_after_the_-a-42_1449087470928Screenshot_3 Screenshot_1 2EFFB61E00000578-0-image-m-31_1449085672090 2EFFB62A00000578-0-image-m-22_1449085544232[caption id="attachment_629343" align="alignnone" width="599"]CVPlW8lUwAAf-AG Ne foto: Policia po evakuon familjet qe banojne afer fushes ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_629342" align="alignnone" width="599"]CVPoH7hXIAA-sAh Ne foto: Policia po evakuon familjet qe banojne afer fushes ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_629347" align="alignnone" width="599"]CVPoH8lWoAAfmN6 Ne foto: Policia po evakuon familjet qe banojne afer fushes ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_629345" align="alignnone" width="599"]CVPoH7ZWIAABYE9 Ne foto: Policia po evakuon familjet qe banojne afer fushes ku ndodhen te shtenat me arme[/caption]