Arrestohet prokurori Haxhi Giu, 29 mijë € për të ndryshuar akuzën për një të dënuar

Ka qenë ora 15: 13 minuta kur efektivët "Shqiponja" të policisë së Tiranës kanë arrestuar prokurorin Haxhi Giu 55 vjeç. Sipas Prokurorisë  Haxhi Giu ka tentuar që të ndryshojë klasifikimin e një vepre penale  në këmbim të një shume parash për Paulin Shporin, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.Prokuroria nuk specifikon sa ishte shuma, por në njoftimin e policisë thuhet se shuma e parave ishte 29 mijë euro.Sëbashku me Haxhi Giun është arrestuar edhe një shtetas tjetër Aleks Shpori, 29 vjeç, i cili la garanci 29 mijë euro në këmbim të zbutjes së dënimit për vëllain e tij Pualin Shpori. Sipas Prokurorisë në shtator të këtij viti Aleks Shpori eshte vene ne kontakt me Prokurorin Giu, duke kërkuar që i vëllai të dilte nga burgu.Në këto kushte prokuror Giu kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme që të zbutet pozita proceduriale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për  “trafik të lëndëve narkotike”, në  “moskallëzim të krimit”. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë, duke e vazhduar hetimet dhe në përfundim Paulin Shpori u dënua me 8 vjet burg.Pas dhënies së vendimit, Prokurori Giu u takua sërish me Aleks Shporin, duke i thënë se nuk mund të bëntë asgjë, pavarësisht tentativave. Në këto kushte, shuma e garancisë prej 29 mijë euro i është kthyer vëllait të Paulin Shporit.Arrestimi i prokurorit Haxhi Giu dhe shtetasit Aleks Shpori vjen pas dy muajsh hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me task forcën e policisë.Prokurori Giu  ka kryesuar hetimet edhe për vrasjen e Azem Hajdarit.Momenti i arrestitmit të prokuroit Haxhi GiuPolicia ka publikuar një video të momentit të arrestimit të Prokrurorit. Në pamjet filmike policia ka ndaluar prokurorin teksa ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij luksoz me targa AA 669 AL. Pas ndalimit policia i ka komunikuar urdhërin për arrestim.Efektivi: Drejtoria e Policisë së Tiranës, zoti Prokuror  ka dalë një urdhër arresti për ju. Siguroni makinën në frana ju lutem. Zbrisni me qetësi nga makina...Prokurori i kërkon policisë që të mos shqërohet me makinën e policisë, por efektivi i thotë që të hyjë në mjetin e policisë.Efektivi: Të lutem hajde te mjeti i policisëHetimet e Prokurorisë për Haxhi GiunTakimi me prokurorin në një pikë të këmbimit valutor-Aleks Shpori, në muajin Shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu. Nga hetimi rezulton se prokurori Haxhi Giu ia ka bërë të qartë shtetasit Aleks Shpori se pozita proceduriale e të vëllait të tij është e vështirë dhe nuk mund ta ndihmojë. Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.Giu kërkoi zbutje të veprës penale në “moskallëzim të krimit”- Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori. Prokurori Giu dërgon një informacion në Prokurorinë e Përgjithshme, sipas të cilit, nga shqyrtimi i elementëve të dosjes hetimore, duhet zbutur pozita proceduriale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, në veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.Prokuroria e Përgjithshme nuk pranoi kërkesën e Giut- Kjo kërkesë e prokurorit Giu nuk u pranua nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit dhe materialin hetimor të dosjes, konkludoi se shtetasi Paulin Shpori duhej akuzuar deri në përfundim të gjykimit për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, pra, me të njëjtën akuzë për të cilën po gjykohej deri në atë moment.Paulin Shpori u dënua me 8 vjet burg-Në këto kushte, prokurori Giu vijon procesin gjyqësor dhe në përfundim, shtetasi Paulin Shpori dënohet me 8 vite burgim për veprën e “trafikut të lëndëve narkotike”.Pas dhënies së vendimit, prokurori i çështjes takohet sërish me shtetasin Aleks Shpori në të njëjtën pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku i bën të ditur se, pavarësisht tentativave konkrete, nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar Paulinin. Ndërkohë, shtetasi Aleks Shpori ka tërhequr nga pika e këmbimit valutor shumën që kishte lënë “garanci” dhe është larguar pa e kryer “pagesën” ndaj prokurorit, për shkak se nuk u arrit të zbutej akuza për vëllanë e tij.Pse u arrestua Haxhi Giu?Policia sqaron se prokurori Haxhi Giu i kishte marrë shumën e parave prej 29 mijë euro Aleks Shporit  për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij, i cili akuzohej për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike"."Nga hetimet e kryera në kuadër të proçedimit penal viti 2015 të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë ka rrezultuar se shtetasi Aleks Shpori ka pasur vëllain e tij Gj. Sh nën hetim me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi ai në bashkëpunim me shtetasit I.R, A. B, B. Xh.P, A. B janë arrestuar në flagrancë më datën 29.08.2014 për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të komisariatit të Policisë Krujë", thuhet në njoftimin e policisë.Policia sqaron se "Gjatë fazës së gjykimit shtetasi Aleks Shpori është takuar disa herë me prokurorin e kësaj çështjeje shtetasin Haxhi Giu të cilit i ka afruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për vëllai e tij Gj. Sh. Por, nisur nga fakti që nuk është bërë e mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Gj. Sh, nga ana e prokurorit të cështjes Haxhi Giu është kthyer mbrapsh shuma prej 29.000 euro tek vëllai i tij Aleks Shpori."Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua shuma 29.000 euro, DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange) ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.Disa ditë më parë një prokuror nga Fieri, Petrit Vukaj u arrestua pasi pranoi rryshfet për zbutjen e dënimit për një të akuzuar.[caption id="attachment_629208" align="alignnone" width="640"]haxhi giu Ne foto: Momenti i arrestimit te prokurorit Haxhi Giu[/caption][caption id="attachment_629228" align="alignnone" width="640"]haxhi giu2 Ne foto: Momenti i arrestimit te prokurorit Haxhi Giu[/caption][caption id="attachment_629229" align="alignnone" width="640"]haxhi giuu Ne foto: Momenti i arrestimit te prokurorit Haxhi Giu[/caption][caption id="attachment_629219" align="alignnone" width="640"]makina e haxhi giut Ne foto: Momenti i ndalimit te makines se prokurorit Haxhi Giu nga policia[/caption][caption id="attachment_629220" align="alignnone" width="640"]haxhiu Ne foto: Momenti i ndalimit te makines se prokurorit Haxhi Giu nga policia[/caption]

Njoftimi i prokurorisë për arrestimin e prokurorit

Njoftimi i policisë për arrestimin e prokurorit