Nga 1 janari u hiqet licenca firmave që shfrytëzojnë pyjet
Duke nisur nga 1 janari i viti 2016, asnjë kompani nuk do të ushtrojë aktivitetin e saj qoftë me koncesion apo leje shfytëzimi për pyjet me qëllim përfitimi duke perfshire edhe eksportin. Ultimatumi vjen nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili tha se dëmi i akumuluar përgjatë viteve në pyje shkon deri në 40 mln euro.Koka: Thënë në pak fjalë ne kemi një dëm mesatar vjetor në pyjë 30-40 milion euro.Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për buxhetin e viti 2016 numri një i digasterit të Mjedisit e konsideroi të pamjaftueshëm buxhetin e akorduar, ndonëse është 49% më i lartë se një vit më parë.Debati për mbetjet ishte gjithashtu në fokus të diskutimeve në komisionin parlamentar, ku kreu i Mjedisit Lefter Koka njoftoi ngritjen e një landfilli të dytë në Tiranë.Koka: Sot ne kemi takim me Veliaj dhe IFC.Ata janë në prag të marrjes së një vendimi për ndërtimin e një tjerër landfilli afër atij të Sharrës.Duke iu rikthyer situatës kritike të sipërfaqes së pyjeve në Shqipëri, ministri i Mjedisit propozoi ashpërsim në Kodin Penal për gjithë ata që shkelin rregullat e reja të moratoriumit. Ndërkohë sipas të dhënave nga Instat vetëm për 10 mujorin e vitin 2015, nga eksporti i prodhimit të drurit dhe letrës buxhetit të shtetit i janë shtuar 6.8 miliardë lekë, nga 7.5 mld lekë që janë gjeneruar një vit më parë. Pas ketij moraturimi keto para do te mungojne ne buxhet.