Meta me zyrtarë të Parlamentit gjerman: Garanton vijimin e reformave për në BE

Në mbyllje të vizitës në Berlin, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar takim me zv/presidentin e Parlamentit gjerman, kryetaren e komisionit parlamentar të mbrotjes, me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, sekretaren e Përgjitshme të CSU dhe anëtarë të komisioneve parlamentare.Kryetari i Kuvendit e informoi zv/presidentin e Parlamentit Gjerman, Johannes Singhammer për konsensusin e arritur për procesin e dekriminalizimit dhe ecurinë pozitive të reformës në drejtësi.Duke shprehur vendosmërinë për të përmbushur detyrimet e BE.Nga ana e tij Singhammer vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit Evropian dhe se Gjermania do të jetë një mbështetje e palëkundur e këtij projekti.Singhammer gjithashtu theksoi rëndësinë që ka parandalimi i emigracionit të paligjshëm dhe mundësitë që ekzistojnë për punësim të ligjshëm përmes arsimimit profesional të të rinjve shqiptare.Në takimin me Kryetarin e Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes, z. Ëolfgang Hellmich, Meta diskutoi për mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht në optikën e zhvillimeve të reja, krizës në Lindjen e Mesme dhe pellgun e Mesdheut, rrezikun ne rritje që vjen nga terrorizmi dhe ISIS.Meta theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luaj këtë rol dhe se sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi kërkojnë përgjigje të përbashkëta dhe të koordinuara.Me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ralf Brauksiepe, Meta diskutoi për situatën e sigurisë, sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.Brauksiepe vlerësoi kontributin që Shqipëria ka dhënë në operacionet në kuadër të paqes ne Bosnje, Afganistan, Irak dhe së fundmi në Mali.“Jemi të lumtur që kemi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në NATO, e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në misionet e NATO-s në Afganistan. Është kënaqësi të kesh Shqipërinë si një aleat të ngushtë në NATO. E vlerësoj shumë vizitën e z. Meta dhe po punojmë për intensifikimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”, - tha z. Ralf Brauksiepe në një prononcim për mediat takimit.