Mitropolia e Korçës ushqen të varfërit, drekë falas 4 ditë në javë
Prej vitit 1996 Mitropolia e Korcës 4 ditë në javë shtron një vakt falas për personat në nevojë. përfaqësues të mitropolisë apelojnë për ndihmë nga biznese apo organizata të ndryshme, pasi numri i personave që u nevojitet një vakt i ngrohtë ëhstë në rritje nga viti në vit.E çelur 19 vjet më parë, mensa e Mitropolosë së Korçës, është kthyer në një strehë të domosdoshme për një numër të konsiderueshëm personash nga shtresat në nevojë.E emërtuar "Shërbesa e Dashurisë", 4 ditë në javë në të hanë një vakt falas rreth 80 persona pa përkrahje, të braktisur, apo në gjendje të vështirë ekonomike. Rituali i drekës shoqërohet edhe me një lutje fetare.Sekretari i Mitropolise se Shenjtë Korçë At Mihali: “ Pjesa më e madhe e personave që vijnë ushqehen atje janë persona që s’kanë ndoshta asnjë përkrahje. Një pjesë e madhe e tyre madje marrin ushqim me vete , nuk është thjesht ajo që ata konsumojnë atje po ai ushqim është e gjithë dita e tyre.Hanë drekën këtu,e marrin me vete në shtëpi ia çojnë familjarëve të tyre. Përpjekja jonë është e madhe sepse të gjitha këto ndihma, këto donacione që vijnë janë me shumë sakrifica. Por gjithsesi është një mision që ja vlen për sa kohë ka njerëz që e frekuentojnë atë ambient.”Në mënyrë vullnetare besimtarët u shërbejnë personave në gjendje të vështirë ekonomiko-sociale.Qytetare: “Ne përfitojmë ushqimin që hamë falas 4 ditë drekën në javë plus kush ka pensionistë në familje merr dhe drekën në shtëpi.”Qytetar: “Që në korrik të 2014 konsumoj. Për vete dhe për gruan që është e paralizuar, ja çojmë në shtëpi.”Qytetare: "Në 96’ kam qënë prezente në hapjen e mensës të varfërve dhe vazhdoj të punoj vullnetare.”Shërbimi me ushqim për të varfërit e qytetit është një nga mbështetjet që jep Mitropolia e Korçës, e cila u ka vene ne dispozicion edhe nje klinike mjekesore me shërbime falas ose me çmime simbolike./Oranews.tv/