Duma: I tmerruar nga protestat popullore, Rama shpif dhe vjedh propozimet e PD
PD ka reaguar pas deklaratave të Ramës në lidhje me faljen e kamatvonesave. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Sekretarja për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma tha se kryeministri Rama është i tmerruar nga protestat popullore, duke ripërsëritur se po kopjon opozitën.Deklarata e plotë e Grida DumësI tmerruar nga revolta popullore, nga bashkimi i madh i qytetarëve në protestën e 8 dhjetorit, Edi Rama po riciklon çdo ditë shpifje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.Eshtë kjo frikë që e detyron të kopjojë propozimet e opozitës. Falja e kamatëvonesave për familjet në nevojë, është kërkuar me forcë nga Partia Demokratike.Por as falja e kamatëvonesave, dhe asnjë marifet i vogël, nuk do të bëhët dot komardare shpëtimi për Edi Ramën, për kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, me 200 milionë euro pasuri sipas dokumentit të punës së OSBE. Pasuri e vënë me rryshfete si ai që kërkoi për pallatin 16 katësh në zemër ët Tiranës.Qytetarët po ngrihen, me 8 dhjetor do të tregojnë forcën e sovranit para Edi Ramës, që nuk mbajti ndaj tyre asnjë premtim, që rriti çmimin e energjisë për të pamundurit, dhe me energjinë bëri miliarda për vete e 40 hajdutët e tij.Për 11 vite mori rryshfete për çdo leje ndërtimi në Tiranë, shkatërroi qytetin, e sot vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime, dhe qëndron pas çdo tenderi e koncesioni miliona eurosh.Agonia e këtij kryeministri të korruptuar është drejt fundit, dhe një rrugë e re hapet për Shqipërinë pas 8 dhjetorit.