Rusia: Familja e Erdogan e përfshirë në kontrabandën e naftës me ISIS
Zyrtarët e lartë të Turqisë, përfshirë Presidentin Taip Erdogan dhe familjen e tij, kanë interesa të ngushta ekonomike me Shtetin Islamik, të cilat kanë të bëjnë me tregtinë e jashtëligjshme të naftës. Ka qënë kjo deklarata e zv. Ministrit të Mbrojtes në Rusi, Anatoly Antonov, i cili është shprehur se Moska disponon prova të pakudnërshtueshme për këtë fakt. Gjatë konferencës së mbajtur, përfaqësuesit e Kremlinit kanë shfaqur edhe sekuenca të filmuara nga satelitët."Sipas të dhënave që ne disponojmë, elita politike e Turqisë, është e lidhur ngushtësisht me Shtetin Islamik, me të cilët kryen aktivitete që kanë të bëjnë me kontrabandën e naftës. Në këto procese të jashtëligjshëme është i përfshirë edhe presidenti Erdogan, së bashku me familjen e tij. Për deklaratat tona kemi edhe provat përkatëse, të cilat janë filmuar nga satelitët."Antonov shtoi se Shteti Islamik përfitonte plot 3 milionë dollarë në ditë nga shitja e naftës, por kjo shifër është reduktuar sipas tij pas bombardimeve të kryera nga forcat ajrore ruse. Ndërkohë gjenerali i ushtrisë, Sergei Rudskoi, është shprehur se Kremlini ka bërë të mundur shkatërrimin e 32 komplekse nafte, 11 rafineri, 23 stacione. Ai tha gjithashtu se në këto operacione, Rusia nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.