Izet Haxhia: Fatin e Giut ta kene të gjithe që janë ushqyer me paratë e krimit
Pas arrestimit të prokurorit të Krujës, Haxhi Giu, ka reaguar në Facebook ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia.Ai shkruan se prokuror Giu gjatë procesit për dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, ku ka qenë i pandehur edhe vetë Izet Haxhia, i merrte urdhërat nga PD për hetimin e ngjarjes. Haxhia shprehet se prokuror Giu ka dënuar atë dhe vëllezërit e tij per nje krim qe nuk e kishin bere.“E permenda kete emer te ketij prokurori te korruptuar Haxhi Giut se ky ka qene drejtuesi i grupit te prokuroreve qe ka hetuar çeshtjen Hajdari ku une dhe vllezrit e mij jemi denuar ne menyre te padrejte, ku akoma vellai i madh vazhdon te kryeje nje denim prej 15 vitesh ne menyre te padrejte..Ka qene devotshmeria ndaj partise dhe nxjerrsit ne prite te Hajdarit, qe eshte Berisha, qe beri kete prokuror te*ndershem* te na denonte neve per nje krim qe nuk e kishim bere..Ky prokuror ne kohen e gjygjit ndaj nesh nje dite shkonte ne zyrat e PD dhe diten tjeter ne zyrat e SHIK-ut..Por drejtesia apo zoti vonon por nuk harron..Shpresoj qe fatin e ketij Giut ta kene te gjithe ata prokurore e gjyqtare qe kane vjedhur e jane ushqyer e majmur me parate e krimit..Dhe pas tyre le te vijne politikanet e te gjitha kraheve qekane vjedhur,korruptuar kane vrare e shkaterruar kete vend e qe nuk jane te paket, dhe tu bejne shoqeri ne dhomat e burgut njeri- tjetrit, sepse keta nuk bejne dot pa njeri- tjetrin..”, shkruan Izet Haxhia në FB.