Qindra million për studime, projekte, pajisje zyrash dhe automjete

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarjes është një ndër dikasteret që ka përfituar rritjen me te madhe te fondeve në buxhetin 2016. Sipas të dhënave të draft buxhetit, ky dikaster do të marrë vitin e ardhshëm 2.7 miliardë lekë nga 1.9 miliardë në buxhetin e këtij viti, me rritje 833.1 milionë lekë ose 42.7%.Por si do të përdoren paratë?Nga tabelat e hollësishme të projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm, rezulton se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka planifikuar për investime 1.8 miliardë lekë. Nga kjo shumë, miliona lekë do të përdoren për projekte studimore, si ai për zhvillimin e spa-ve në vendburimet termale qe do te kushtoje 14 milione leke, studime për potencialet e invetsimeve në Shqipëri 6 milione leke apo për gratë sipërmarëse 10 milionë lekë, për trajnime me biznesin dhe për sistemet e sigurisë në plazhe 6 milione leke.Gjithashtu do të krijohet portali për turizmin, i cili do të kushtojë 3 milionë lekë të reja.Rreth 28.5 milionë lekë janë planifikuar për pajisje zyrash dhe pajisje kompiuterike, ndërsa 6 milionë lekë për rikonstruksionin e ambienteve të Ministrisë dhe projektzbatimin e preventivit të këtyre punimeve.Ministria ka vendosur që vitin e ardhshëm të vendosë një system të ri kamerash, me kosto 4 milionë lekë. Investime të konsiderueshme janë parashikuar ne 2016 edhe për sistemet informatike. Kështu, sistemi për administrimin dhe menaxhimin e të dhënave për zonat e lira ekonomike do t'i kushtojë buxhetit 25 milionë lekë të reja, 11 milionë lekë të reja do te kushtoje sistem kombëtar on line i koncensioneve, ndërsa 5 milionë menaxhimi i fondeve nepermjet një moduli elektronik. 6 milionë lekë te tjera janë parashikuar për publikime në revistat ndërkombëtare.Ministria ka parashikuar vitin e ardhshëm për turizmin edhe blerjen e 4 automjeteve, qe do te kushtojne ne total 10 milione leke te reja.Nje ekspert do ta kishte te veshtire qe per nje buxhet te shrtenguar ne kohe krize ti perkthente gjithe keto para ne e mira direkte per qytetaret./Oranews.tv/