HIV/AIDS të mësohet në shkolla, mjekët rekomandojnë ndryshim të kurrikulave
Në përpjekje për të ndërgjegjësuar adoleshentët për sëmundjen e Sidës, mjekët infeksionistë sugjerojnë që në kurrikulat mësimore të përfshihen informacione për këtë virus. Mjekët vlerësojnë se HIV AIDS mbetet një fenomen urban duke konfirmuar se në një vit është rritur me 87 numri i të prekurve.Mjekët infeksionistë rekomandojnë që të bëhen ndryshime në kurrikulat mësimore qe përfshijnë informacione të plota mbi sëmundjen e HIV ADIS. Arjan Harxhi nga shërbimi i infektivit në QSUT thotë se hapa përpara në parandalimin e sëmundjes mund të behen nëse rritet ndërgjegjësimi që në bankat e shkollës.Arjan Harxhi: “ Futja e elementëve të edukimit të edukatës seksuale dhe sidomos të ndryshimit të sjelljes ose të formimit të bazave për një sjellje të shëndetshme apo të sigurtë që kur ato nesër të përballen me jetën e tyre seksuale të jenë të përgatitur.E kemi thënë gjithmonë që nuk është baraz parandalimi i HIV vetëm informacion por niset me informacionin pastaj kalohet me ndryshimet e sjelljes.”HIV/AIDS mbetet një fenomen ende urban, ku 72.8% e personave të prekur vijnë nga qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Shkodra. Motoja kundër kësaj sëmundje është "drejt 0".Ilir Beqaj: “Duke iu bashkuar thirrjespër ndërgjegjësimin lidhur me parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV AIDS motoja jonë është “drejt 0”. 0 infeksione të reja nga virusi HIV, 0 diskriminim të personave me HIV AIDS, 0 vdekje nga AIDS."Brenda një viti në Shqipëri janë shënuar 87 raste të reja me virusin HIV AIDS mes tyre dhe një fëmijë./Oranews.tv/