Gaz lotësjellës në Kuvend, deputetët Shala dhe Kurteshi 30 ditë në "arrest shtëpie"

Gjykata Themelore e Prishtinës lë në arrest shtëpiak dy deputetët e opozitës, Haxhi Shalën nga Nisma dhe Ismajl Kurteshin nga Vetëvendosja.Dy deputetët do të rrinë nën këtë masë sigurie për 30 ditë.Shala dhe Kurteshi  u arrestuan të hënën për hedhjen e gazit lotësjellës në sallë dhe hollin e këtij institucioni, çka pamundësoi mbajtjen normale të seancës.Pas këtij veprimi, mazhoranca vijoi punimet pa opozitën.