PS publikon lejen me firmën e Bashës: Dëshmi e modelit të tij qeverisës
Partia Socialiste reagoi sërish sot për rinovimin e lejes së një 16 katëshi në rrugën “Donika Kastrioti”.Deputeti, Alfred Peza, ndërsa publikoi lejen e ndërtimit të dhënë nga Lulzim Basha, e pyeti ish-Kryebashkiakun e Tiranës se përse firmosi lejen e ndërtimit të pallatit vetëm 6 ditë para se të lëshonte zyrën.Sipas Pezës, leja skandaloze është modeli që ai i ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris.Një ditë më parë PS kërkoi nisjen e hetimeve nga prokuroria për ‘këtë aferë të pastër korruptive”.Deklarata e plotëQytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po presin që Lulzim Basha të dalë e ti sqarojë për lejen skandaloze të ndërtimit që ai ka firmosur për monstrën e betonit në mes të kryeqytetit.Ndaj ata sot pyesin: Përse ish Kryetari i Bashkisë zgjati për dy vjet lejen e ndërtimit të pallatit në mes të Bllokut, vetëm 6 ditë para se të lëshonte zyrën?Përse Lulzim Basha firmosi lejen për pallatin me të cilin është në gjyq ambasada Zvicerane?Përse ish kryetari IiBashkisë, nën shembullin e babait të tij politik Sali Berisha, firmosi gjithë punët e pista pasi zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi i votave kishte përfunduar dhe kundërshtarët kishin uruar njëri-tjetrin?Si mund të legjitimosh një pallat që nuk ka respektuar lejen e mëparshme të ndërtimit; që nuk ka garazhe dhe që është ngjitur me dritaret e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare?Me këtë vendim, Lulzim Basha tregoi edhe njëherë se është politikani më i pasinqertë i këtij vendi. Se filozofia e tij si kryetar Bashkie në Tiranë ka qenë ajo e mosberjes së asnjë pune për qytetarët dhe përfundimit në errësirë të të gjitha punëve të tij të dyshimta. Ai do të mbahet mend se në 4 vjet nuk mbolli asnjë pemë dhe nuk vendosi asnjë tullë. Por më shumë se kaq, Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryebashkiak në botë, që i dha leje vetes së vet për të ndërtuar një kat shtesë mbi pallatin 12 katësh ku jeton dhe që firmosi 6 ditë përpara se të ikte nga zyra, lejen për mostrën më të shëmtuar të betonit që është ende në këmbë në Tiranë.Duke nxjerrë dje në konferencë shtypi ish zëvendësin e tij në Bashki, për të mohuar ekzistencën e lejes, ai tregoi edhe njëherë se e gjithë karriera politike e Lulzim Bashës është ngritur mbi gënjeshtrën, mbi mungesën totale të sinqeritetit dhe mbi filozofinë e antiligjit e antishtetit.Jemi këtu sot, për ti treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë, të zezë mbi të bardhë, lejen skandaloze që mban firmën e Lulzim Bashës. Ky është modeli që ai i ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris. Ai pallat pa leje, që mbahet në këmbë nga Lulzim Basha, është sot gozhda në trurin e cdo qytetari shqiptar, për të kuptuar se kush është alternative që ofron ai si lideri i opozitës shqiptare.Ndaj, ne sot këtë leje do ia japim në dorë çdo qytetari të këtij vendi.