Nisin punimet në Xhaminë e Madhe të Tiranës
Në ditën e lindjes së Profetit Muhamet, në Tiranë konkretizohet projekti më i rëndësishëm për besimtarët mysliman.Kryetari i Komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muça, kryeministri Berisha, kryetari i bashkisë Lulzim Basha kanë firmosur një marrëveshje që i hap udhë nisjes së punimeve për këtë xhami të kërkuar prej 2 dekdash nga myslimanët. Xhamia do të ndërtohet në sheshin e Namaszgjasë dhe kryetari i komunitetit mylsiman Selim Muça e quajti si shprehjen e shpirtit të madh e bujar dhe e sakrificës të besimtarëve myslymanëKryeministri Berisha tha se në këtë ditë, nis ndarja nga qëndrimet paragjykuese të fesë, nga ateizmi që penguan ndërtimin e kësaj xhamie për dekada me rradhë.“Për Tiranën dhe Shqipërinë 20 Prilli, dita e lindjes së profetit Muhamet, ëshët një ditë e madhe dhe e rëndësishme sepse në këtë ditë ne inagurojmë ndërtimin e Xhamisë më të madhe të kryeqytetit dhe të gjithë vendit. Kjo është një ngjarje e madhe sepse sot ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj Xhamie. Ishte një detyrim i madh për ne për të vendosur për ndërtimin e kësaj Xhamie. 22 vjet më parë ne shpallëm që aty ku jetojnë 4 besimtarë myslimanë të ndërtohet një Xhami, aty ku jetojnë 4 besimtarë të krishterë të ndërtohet një Kishë dhe aty ku jetojnë 4 besimtarë bektashinj të ndërtohet një Teqe. Në këto vite ju nuk keni patur atë që keni merituar, por durimi, dialogu dhe vendosmëria për të çuar përpara frymën tuaj besimtare, bëri të mundur që sot të mblidhemi sëbashku në këtë ngjarje shumë të madhe. Qeveria duke shprehur nderimin më të madhe ndaj jush ju bën thirrje kryetarëve të bashkive dhe të komunave në të gjithë vendin që të ngrejnë tempujt e tyre aty ku jetojnë. Të gjithë besimtarët në të gjitha qytetet kanë pasur kultet e tyre pranë shtëpive të tyre”, u shpreh Berisha.Kjo xhami e munguar e myslimanëve do të krijojë trekëndshmin e munguar të ndërtimeve të reja të kulteve fetare, orthodoksët kanë kishën e tyre të re, po ashtu edhe bektashiana janë në ndëritmin e tempullit të ri.“Ndjej keqardhje për kohën e gjatë që kemi humbur. Bashkisë së Tiranës i kishte munguar besimi vullneti dhe dashuria për ta ndërtuar këtë vepër. Ne e nisim ndërtimin e kësaj xhamie duke kompletuar mozaikun e objekteve të kultit në Tiranë, dhe duke shënuar një premtim tjetër të mbajtur para njëri-tjetrit dhe përpara Zotit”, u shpreh Basha.Xhamia do të ndërtohet në këtë hapësirë në sheshin e namazgjasë. Për projektin e saj ka punuar një studio e njohur turke ndërsa arkitektuara mban autorësinë e Muharrem Senalp. Sipërfaqja e xhamisë është 3500 m2 dhe do të ketë 4 minare me lartësi 50 m ndërsa kupola 30 m e lartë.