Vijon dialogu, ende pa marrëveshje. Kosova ok draftit të Ashton, Serbia kundërshton
Pas 2 orë ndërprerje, ka filluar takimi Ashton, Thaçi, Dacic. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja Maja Kocijancic."Përfaqësuesja e Lartë Ashton sapo e ka filluar takimin ndërmjet kryeministrave Dacic dhe Thaçi” ka thënë ajo.Mbetet per tu pare nëse palët mund të arrijnë një marrëveshje për Veriun e Kosovës, pas negociatave që kanë zhvilluar gjatë gjithës ditës shpeshherë edhe me tensione, kryesisht mes Kryeministrit Thaçi dhe Zëvendëskryeministrit të Parë të Serbisë Aleksandwr Vucic.“Përplasja ka shkuar deri në atë pikë sa ata kanë shfaqur urrejtje ndërmjet njëri tjetrit. Gjatë diskutimit të tensionuar Thaçi i është drejtuar Vucic që ta harrojë sa më shpejtë Kosovën” kanë thënë burime të Express.Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se dështimi i Serbisë dhe Kosovës në Bruksel sonte do t’i rrezikonte përpjekjet e BE’së në rajon.“ Kjo do ti kthente prapa edhe Serbinë edhe të tjerët” ka shkruar Bildt në Twitter.Sidoqoftë diplomatët perëndimorë shpresojnë që dita e sotme mund të sigurojë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që ishte është synimi kryesor i bisedimeve të filluara vitin e kaluar ndërmjet të dy kryeministrave.Nëse palët pajtohen, atëherë Serbia mund të sigurojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova atë të marrëveshjes së stabilizim asocimit.