Gjykata bllokon fitoren e Selës, rivotime në Strugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 20:48
Gjykata Administrative e Maqedonisë ka vendosur sot që të ketë rivotime për raundin e dytë edhe në komunën e Strugës.Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela që në raundin e dytë. Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.Me këtë vendim, do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës në garën midis kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski. Sipas këtij vendimi, numri i votuesve ku do të ketë rivotime është 7.530 votues.Në raundin e dytë, Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Koçoski.