Vazhdojnë nesër bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit
Kosova dhe Serbia mund të shfrytëzojnë edhe këtë javë në përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.Të hënën e ardhshme, më 22 prill, shefja e politikës së jashtme Catherine Ashton do të raportojë para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për rezultatet e bisedimeve, nga të cilat varet edhe përparimi i të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.Ndërkohë mediat serbe shkojnë edhe më tej duke njoftuar se negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel e ndërsa marrëveshja mund të arritet të hënën nga të treja palët."Me insistim të bashkësisë ndërkombëtare negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozime konkrete", ka thënë një diplomat perëndimor për mediat serbe.Bisedimet dështuan në fillim të këtij muaji, pasi Beogradi refuzoi firmosjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Pika që ka bllokuar marrëveshjen është veriu i Kosovës dhe kërkesa serbe për autonomi të gjërë.Prishtina lejon bashkësinë e komunave serbe, por pa pushtet ekzekutiv, ndërsa jep garanci se për serbët e ksoovës do të zbatohet plani I ahtisarit. Autonomia e bashkësisë së komunave serbe nga qeveria e Kosovës është interpretuar si ndërtim një republike serbe në territorin e Kosovës.