Këmbëngul Daçiç: Bisedimet direkte me Prishtinën, opsioni më i mirë
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se bisedimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishin opsioni më i mirë, por ai “nuk u konvenon disa fuqive të huaja”.“Nëse Beogradi dhe Prishtina do t’i zgjidhnin të zgjitha mosmarrëveshjet e tyre, roli i këtyre akterëve si ndërmjetësues nuk do të ishte relevant. Ekzistojnë çështje, në të cilat serbët dhe shqiptarët kanë vërtet interesa të përbashkët, por disa ndërmjetësuesve ndërkombëtarë kjo nuk u pëlqen”, ka thënë Daçiç për televizionin “Russia Today”.Ai po ashtu ka shfaqur shpresën se Prishtina “do të pranojë propozimin e Beogradit” për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.“Kjo do të na siguronte zgjidhje të përkohshme, derisa të arrijmë në një vendim përfundimtar për statusin e Kosovës”, ka thënë Daçiç.Autoritetet serbe duan që asociacioni i komunave serbe, i cili në Beograd njihet si “bashkësi”, të ketë kontrollin në gjyësi, polici dhe planifikim hapësinor, por Prishtina zyrtare kundërshton fuqishëm.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë që të bisedojë me Daçiç pa ndërmjetësues.