Takimi Thaçi-Daçiç, KE shtyn progres-raportin për dy vendet

Bashkimi Europian ka shtyrë publikimin e pritur për shumë kohë të progresit të Serbisë dhe Kosovës, pasi pritet që dy vendet të takohen përsëri gjatë të mërkurës në Bruksel.Komisioneri për zgjerim Stefan fyle në fjalën e tij para gazetarëve në Strasburg tha se shtyrja erdhi pasi pritet raundi i ri mes Prishtinës dhe Beogradit i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Takimi i 9 në nivel Kryeministrash, për komisionerin Fyle, do të cojë në një marrëveshje."Ne jemi të sigurt se ky dialog në nivel kryeministrash do të rezultojë me marrëveshje të qartë", tha Fule për gazetarët në Strasburg."Është koha për Serbinë dhe Kosovën që të lëvizin nga e kaluara", tha ai duke shtuar se nëse bisedimet finalizohen dhe janë pozitive atëhere kjo do të "reflektojë" në raportin e qershorit, i cili do të ndihmojë vendet anëtare të BE-së për të vendosur nëse Serbia dhe Kosova duhet të lejohen të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për integrim në Bashkimin Evropian.Ndërsa për Maqedoninë, Komisioneri shrehu se vendi ka bërë progres në krahasim me vitin e kaluar. Por theksoi se ngjarjet e 24 dhjetorit ishin një nga pikat e dobëta të këtij vendi, ndërsa duhet të dyja palët politike të angazhohen për të zbardhur incidentet e kësaj dite.Ndërkaq Bashkimi Europian ka vlerësuar hapat e ndërrmara nga Maqedonia për çështjen e emrit me Greqinë si dhe perpjekjet e tyre per te gjetur nje zgjidhje per minoritetet bullgare.Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka bërë të ditur, përmes një komunikate, se ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të takohen në Bruksel të mërkurën, më 17 prill.