KE publikon raport-progresin për Maqedoninë, vlerësime pozitive e kushtëzime

Komisioni Evropian sot publikoi raportin për progresin e Maqedonisë në zbatimin e reformave të lidhura me integrimin evropian.Komisioni ka përshëndetur vazhdimin e përpjekjeve për reformat, edhe përkundër tensioneve të kaluara politike, dhe se ka nënvizuar sfidat lidhur me nxitjen e impulsit për dialog politik, për të tejkaluar efektet e krizës politike.Në raport thuhet se në përgjithësi ka pasur përparim në zbatimin e reformave që janë të lidhura me BE. Këto reforma siç thuhet kanë shënuar përparim në të gjitha qëllimet dhe indikatorët.Komisioni Evropian rekomandon fillimin e bisedimeve me Maqedonisë, por ky rekomandim është i kushtëzuar me rezultatet nga marrëveshja e marsit midis dy partive më të mëdha politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM për tejkalimin e krizës politike, e cila kulmoi me ngjarjen e 24 marsit me nxjerrjen e deputetëve të opozitës maqedonase nga Parlamenti, për shkak të bllokimit të miratimit të projekt – buxhetit 2013 si dhe vendimin e opozitës që doli më pas për bojkotimin e zgjedhjeve lokale.Eurokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle theksoi se nuk është i kënaqur lidhur me rrjedhën e implementimit të marrëveshjes së 1 marsit midis partive më të mëdha maqedonase.Sipas raportit të publikuar nga evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle, marrëdhëniet me fqinjët mbeten të mira dhe se janë ndërmarrë hapa për marrëdhëniet me Bullgarinë dhe Greqinë. “Bisedimet formale për çështjen e emrit gjithashtu kanë shënuar impuls të ri”, thekson raporti.Lidhur me krizën politike dhe ngjarjen e dhunshme të 24 dhjetorit lidhur me miratimin e buxhetit dhe nxjerrjen e opozitës nga Parlamenti, raporti nënvizon rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes politike të 1 marsit 2013, e cila tejkaloi krizën politike.“Është shënuar përparim gjatë gjashtë muajve të fundit. Sfida e radhës tani është që të mbahet ky impuls. Për këtë qëllim, dialogu politik i 1 marsit duhet të implementohet në tërësi, përfshirë sidomos funksionimin e Komisionit të formuar anketues, si dhe respektimin e memorandumit për mirëkuptim për plotësimin e qëllimit strategjik të vendit për anëtarësim në BE d he vazhdimin e dialogut me gazetarët”, thekson raporti.Përmbajtja e këtij raporti është dedikuar si input për diskutimet e Këshillit Evropian, që do të jenë në qershor dhe që kanë të bëjnë me rekomandimet e Komisionit për hapjen e bisedimeve paraqasëse me siç thuhet FYROM.Duke folur mbi çështjen e emrit, Fyle ka theksuar se raporti inkurajon palët për vazhdimin e dialogut nën mandatin e OKB-së dhe shfaqi shpresën për arritjen e një marrëveshje. Lidhur me zgjedhjet, ato janë vlerësuar pozitivisht me disa përjashtime dhe parregullsi, mirëpo kritikat janë fokusuar në raportimin dhe njëanshmërinë e theksuar të mediave gjatë raportimit gjatë zgjedhjeve. KE ka shprehur vërejtjet për praninë e fjalorit nacionalist gjatë fushatës zgjedhore.Institucionet kanë marrë lavdërata lidhur me reagimin e shpejt dhe efikas për protestat rreth emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes.Raporti special ishte përpiluar si kërkesë e dalur nga Këshilli Evropian gjatë samitit të dhjetorit të vitit të kaluar, ku ishin kërkuar plotësimet e konkluzioneve dhe monitorimin e zhvillimeve në Maqedoni në planin e reformave, marrëdhënieve me Bullgarinë dhe zgjidhjen e kontestit të emrit.