Ashton ne Mal të Zi: Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se, pavarësisht sfidave aktuale, vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.Ashton i ka bërë këto komente në Podgoricë, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe shefin e diplomacisë së këtij vendi, Igor Llukshiç.Ajo ka thënë se nuk ka zgjedhur rastësisht Malin e Zi si ndalesë të parë në turneun e saj ballkanik.“Mali i Zi ka shumë për t’i ofruar rajonit dhe BE-së – nga shpallja demokratike e pavarësisë deri te marrëdhëniet e mira me fqinjët, pa ndonjë çështje të hapur. Mali i Zi po ashtu është dëshmuar si partner i rëndësishëm i Bashkimit Evropian dhe aktor i rëndësishëm në marrëdhëniet rajonale”, ka thënë Ashton.Në kuandër të turneut ballkanik, Ashton do të qëndrojë edhe në Tiranë dhe Shkup. Gjatë vizitës së saj në Tiranë të martën, Ashton do të ketë takime me Presidentin Nishani, kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama.Është thënë se turneu i saj ka për qëllim t'iu konfirmojë shteteve të rajonit perspektivën evropiane.