Athina ende beson për dëmshpërblim nga Gjermania
Athina zyrtare ende beson se do të marrë dëmshpërblimet gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore, e ndërsa Ministria e Jashtme greke po shqyrton mundësitë nëse mund të ritaktivizohen kërkesat e tilla ndaj Gjermanisë.Sipas mediave greke në ministrinë greke të Financave është hartuar një raport sekret prej 80 faqesh, ku bëhet fjalë për krimet e bëra në kohën e nazizmit."Raporti po vlerësohet tani nga juristët", njoftoi ministri i Jashtëm Dimitris Avramopoulos.Raporti duket se konfirmon se Gjermania pas një marrëveshjeje për dëmshpërblim të nënshkruar në vitin 1960 u ka dhënë viktimave të terrorit nazist, 115 milionë marka gjermane. Greqia i referohet një marrëveshjeje të nënshkruar në Londër në vitin 1953, sipas së cilës pagesat për dëmet e luftës shtyhen për periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore.Historianët mendojnë se kërkesat greke janë të arsyeshme e ndërsa Berlini zyrtar ka theksuar se grekët më mirë duhet të shohin reformat.Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble thotë se këto kërkesa nuk kanë ndonjë shans.Sipas tij, pala greke në këtë mënyrë po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga reformat që duhen bërë.Opozita greke është shumë e qartë në kërkesat e saj duke bërë presion, ndërkohë që edhe në mediat greke ka kërkesa të shumta për dëmshpërblim. Gazeta "Ta Nea" shkruan për një "luftë të ftohtë" mes Gjermanisë dhe Greqisë.