Ashton porosit Shkupin: Integrimi i mundshëm, respektoni marrëveshjen e Ohrit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka dhënë mesazhe të qarta për Shkupit për të ndjekur rrugën e eurointegrimeve.Gjatë konferencës për mediat në përfundim të vizitës në Shkup, Ashton theksoi se prespektiva europiane e Maqedonisë është e realizueshme dhe kjo mundësohet vetëm përmes implementimit të marrëveshjes së Ohrit.“Perspektiva europiane e Maqedonisë është e gjallë dhe e realizueshme dhe se për këtë qëllim sipas saj vendi duhet të vazhdoj me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kultivimin dhe vazhdimin e dialogut politik dhe me mediat që janë me rëndësi thelbësore. “Integrimet evropiane e vendit tuaj fillojnë nga shtëpia juaj”, porositi Ashton.Ajo u ndal edhe për çështjen e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe nevojën e zgjidhjes sa më të shpejt të kësaj çështje.“Procesi në OKB për zgjidhjen e emrit po merrë fuqi dhe ne nxisim të dyja palët që të shfrytëzojnë përpjekjet e mediatorit Nimic. Nevojitet një zgjidhje pa vonesa. E dijë se kjo mund të jetë e rëndë, megjithatë nuk ka alternativë tjetër, dhe nuk ka mënyrë tjetër për të ecur përpara. Të veproni më shpejt është më mirë se sa më vonë. Kjo është mënyra e vetme për përparim në raport me evrointegrimet”, theksoi baronesha Ashton.Zyrtarja e lartë e BE-së foli edhe për zhvillimet politike dhe zgjidhjen e krizës politike në vend.“BE me kujdes po ndjek realizimin e marrëveshjes së 1 marsit, sidomos me formimin e Komisionit Anketues dhe firmosjen e Memorandumit për mirëkuptim. Ne inkurajojmë liderët politik që të tejkalojnë ndarjet dhe të krijojnë një frymë të re politike”, theksoi zyrtarja e lartë e BE-së.Ajo theksoi nevojën e përforcimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore si dhe vazhdimin e procesit të reformave.Ashton gjatë qëndrimit të saj në Shkup u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgji Ivanov, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.Kryeministria, presidenca dhe zyra për informim e BDI-së ka informuar lidhur me takimin me baroneshën Ashton dhe për porositë e saj të shprehura gjatë këtyre takimeve.