Rikthehet droga në kufirin shqiptaro-grek
"Rikthehet droga në kufi" ky është titulli i një prej mediave greke, që bën një analizë rreth trafikimit të lëndëve narkotike në kufirin shqiptaro-grek."Autoritetet çdo ditë ballafaqohen me një krim të organizuar, atë të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Greqi, një urë natyrore me 240 kilometra në gjatësi, ndërsa terreni i thyer ndihmon zhvillimi e aktiviteteve të paligjshme" thotë shefi i policisë së Janinës.Në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, 2.5 ton hashash janë konfiskuar në kufirin shqiptaro grek.Sipas gazetës greke pyjet,rrugët malore dhe zonat pakontrolluara të kufijve kanë rritur kalimet në sasira të mëdha të lëndëve narkotike. Gazeta i referohet edhe raportit të fundit të DASH që e cilëson Shqipërinë si një vend të origjinës së kanabisit, dhe një vend tranzit për drogërat e tjera.Gazeta shkruan se hetimet e policisë kanë treguar se shqiptarët dhe grekët kanë krijuar grupe të përbashkëta kriminale. Shqiptarët e sjellin drogën në kufij dhe grekët janë atë që e trasportojnë për në shtetin fqinj.Transporti për shkak të terrenit të vështirë bëhet me kafshë pune.Origjina e lënëdës narkotike kanabis shkruan greek report është Lazarati, një zonë jashtë kontrollit të autoriteteve shqiptare.