Rivotime në Strugë, bllokohet fitorja e Ziadin Selës
Kandidati shqiptar Ziadin Sela që fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, duke se nuk do ta gëzojë komunën e Strugës.Gjykata Administrative e Maqedonisë ka vendosur që të ketë rivotime për raundin e dytë në këtë komunë.Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar. Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.Sipas vendimit të gjykatës do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës në garën midis kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski.Numri i votuesve në zonat ku do të ketë rivotime është 7.530 votues. Në raundin e dytë, Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Koçoski, por me këto rivotime mund të vihet në dyshim fitorja e kandidatit të PDSH-së.Kandidati i PDSH-së, Zijadin Sela, ka marrë edhe mbështetjen e BDI-së në pushtet dhe të partive të tjera shqiptare duke i dhënë kështu zgjedhjeve në këtë qytet garën etnike, ashtu siç ishte në rrethin e parë në Kërçovë, ku fitoi kandidati i BDI-së, Fatmir Dehari, të cilin e mbështetën të gjitha partite e tjera shqiptare.