Samaras, dritë në fund të tynelit
Kryeministri grek, Andonis Samaras, ka dhënë sërish shpresa se Greqia do t'ia arrijë të dalë nga Kriza.Duke folur në konferecën e organizuar nga revista britanike “The Economist”, Samaras tha se grekët duhet ta shohin të ardhmen me siguri."Nuk e kemi kaluar krizën, mirëpo drita po duket në fund të tunelit. Nuk janë vetëm treguesit sasiorë, por edhe ata cilësorë, si kompetiviteti i ekonomisë greke. Thonë se errësira më e thellë shënohet pak para se të gdhihet, tani ka filluar të agojë, suksesi i Greqisë do të jetë një mesazh brenda Europës", theksoi Samaras."Para pak muajsh, shumë qenë ata që parashikonin katastrofën e euros dhe e quanin fakt të kryer daljen e Greqisë. Sot Greqia mbetet në monedhën e përbashkët dhe situata e saj stabilizohet, ndërsa euro tregohet më e qëndrueshme. Para një viti Greqia konsiderohej hallka e dobët, sot po i kap objektivat e veta", nënvizoi kryeministri grek duke iu referuar ndryshimit të klimës ndërkombëtare ndaj Greqisë.Samaras iu referua shkaqeve kryesore të reçesionit dhe shtoi se sot këto po ndryshojnë:"Reçesioni që ka gjunjëzuar ekonominë greke kishte si shkak masat shtrënguese, faktin se shteti që nga viti 2010 ndërpreu pagesat dhe se këtu e një vit më parë kanë shterruar likiuiditetet nga sistemi bankar. Tani i kemi premisat që t'i kapërcejmë të tre këto shkaqe."Borxhi grek aktualisht arrin në 160 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit dhe FMN thotë se duhet të reduktohet në 120 për qind të GDP-së për t'u vlerësuar si i qëndrueshëm.Trojka përfundoi në fundjave analizën e ekonomisë së vendit që i hap rrugën lëvrimit të këstit të rradhës së ndihmës me vlerë 8.8 miliardë euro.Për Greqinë ndërkombëtarët kanë akorduar ndihma me vlerë 270 miliardë në 2010. Greqia po përpiqet të forcojë bankat e saj në mënyrë që të mund të fillojnë të japin përsëri hua. Trojka tha se vendi pothuajse kishte përfunduar rikapitalizimin e bankave.