Vazhdojnë problemet e Rihannas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2013, 12:17
Problemet shëndetësore po vazhdojnë t'i shkaktojnë shqetësime këngëtares Rihanna, e cila është detyruar që të anulojë një tjetër koncert nga turneu i saj.25-vjeçarja të Hënën mbrëma është dashur të performojë në Houston, mirëpo koncerti është anuluar për shkak të sëmundjes.Nga fansat është kërkuar që t'i ruajnë biletat, sepse do të caktohet një datë tjetër për mbajtjen e këtij koncerti.Që kur e ka filluar turneun "Diamonds", Rihanna ka anuluar disa koncerte për shkak të laringitit, ndërsa kësaj radhe nuk është bërë publike sëmundja që e ka detyruar këngëtaren që të mos paraqitet përpara fansave.