Beyonce mbërrin në Beograd

Banorët e ndërtesave në afërsi të arenës në Kombak në Beograd, ditët e fundit po përjetojnë torturë të vërtetë për shkak të koncertit të Beyonce, që do të mbahet ditën e sotme, shkruan gazeta serbe "Kurir". Organizatorët e spektaklit para dy ditësh kanë ngjitur fletushka nëpër hyrje të ndërtesave, me anë të të cilave u kërkohet banorëve që ti heqin automjetet nga parkimi i tyre, sepse kjo hapsirë rrugore duhet të jetë e lirë."Është e tëmerrshme që na shtyjnë t'i heqim automjetet nga parkingu. Kanë ardhur këtu edhe yje të tjera botërore të këndojnë, por një situatë e tillë kurrë nuk ka ndodhur", u shpreh një banor.Beyonce arrin sot në Beograd me fluturim privat nga Londra. Bashkë me familjen, bashkëshortin Jay-Z dhe vajzën e tyre, ata do të vendosen në hotelin" Hayat".Diva Beyonce, dy ditë më vonë do të performojë edhe në Zagreb të Kroacisë. Biletat për koncertin e Beyonces që do të mbahet në "Arena" të Beogradit janë shitur në kohë rekord, për vetëm katër ditë!Ikona e muzikës amerikane gjatë Majit do të organizojë tri koncerte në Berlin, Mynih dhe Cyrih. Ajo ka planifikuar 20 koncerte "live" nëpër Evropë, duke përfshirë paraqitjet në Dublin, Paris dhe Londër. Në kryeqytetin britanik, këngëtarja amerikane do të paraqitet për të katërtën herë në Arenën O2 të Londrës. Përveç Evropës, në planin e turneut të fitueses "Grammy" figuron edhe Azia, Australia, SHBA-ja dhe Amerika e Jugut. Turneu i amerikanes, është i pari që nga viti i kaluar, kur këngëtarja lindi vajzën Blue Ivy.Këngëtarja atraktive ka arritur suksesin e parë në fund të vitit 1990 me grupin "Destiny's Child", dhe deri më tani ka shitur më shumë se 75 milionë albume.